Dosja e “Cez” duket se po zbardh të tjera të vërteta mbi super vjedhjen e miliona eurove të shtetit shqiptar. Artan Hoxha, mbrëmë i ftuar në “Opinion” publikoi pjesë nga një dosje që sipas tij tashmë është asgjësuar me vendim gjykate.
Bëhet fjalë për një dosje hetimore ndaj biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administratori i DIA, që ndodhet në burg, i dënuar në lidhje me skandalin CEZ-DIA.
Më datë 22 qershor të vitit 2009, dy ditë para zgjedhjeve, sipas Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.
SMS është derguar më 22 qershor 2009 ora 17:27:
“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.
Por ky nuk është skandali i vetëm ku është përfshirë presidenti i vendit Ilir Meta
Me datën 14 janar 2011 në një video të publikuar nga ish-miku o tij i ndjerë Dritan Prifti ata shfaqeshin së bashku duke bërë pazar nga ku del edhe një shifër prej 700 milionë euro. Meta doli “i larë”, por PD-ja që e kishte aleat, në asnjë rast nuk u deklarua.
Kur doli videoskandali Meta-Prifti, presidenti dha dorëheqje nuk dihet nëse do ta bëjë sërish pas publikimit të mesazheve të bëra nga gazetari Artan Hoxha.
Përgatiti: AlpeNews.al