Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.
Por nga radhët e LSI-së pritet të hyjë si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë, Ylli Shehu.
Po kush është Ylli Shehu:
Në qershor 2017 kur e prezantoi para elektoratit në Kamëz, Presidenti Ilir Meta asokohe kryetar i LSI tha se Shqipërisë i duhen përfaqësues të komunitetit si Ylli Shehu.
Por Ylli Shehu mund të merret si shembull për mënyrën se si u katapultua në politikë, por jo për CV-në e tij, për studimet, për karrierën profesionale apo për fjalimet në parlament, pasi ai nuk ka folur kurrë edhe pse ka qenë për 4 vite në Parlament.
Por para se t’i futej politikës, Shehu kishte një tjetër pasion. Ai ka publikuar disa këngë njëherë me çifteli e të tjera herë me video montazhe.
/AlpeNews.al


