• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META E AKUZOI SE FAVORIZON RAMËN/ I përgjigjet Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat
Home
Politikë

META E AKUZOI SE FAVORIZON RAMËN/ I përgjigjet Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat

24 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ia ka bërë të qartë presidentit Ilir Meta se SHBA-ja nuk mbështet asnjë kandidat apo parti politike në këto zgjedhje. Akuzave të kreut të shtetit se “po favorizon kryeministrin Edi Rama”, Kim iu përgjigj shumë shkurt dhe qartë se SHBA-së i intereson vetëm zhvillimi i zgjedhjeve në paqe, pa cenuar votën e asnjë qytetari.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Kjo përgjigje vjen për Metën, pas takimit që zhvilloi ambasadorja me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe vjen vetëm pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe sulmeve të bëra nga presidenti në drejtim të SHBA-së, për të cilat deri më tani, PD dhe Lulzim Basha nuk janë distancuar publikisht. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë dhe në përfundim të saj, Kim u largua pa dhënë një prononcim për mediat.

Presidenti Ilir Meta, dje i dalë krejtësisht nga kontrolli, ka bërë deklarata të forta kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ku e ka akuzuar se po mbështet Ramën në këto zgjedhje. Sipas Metën, Kim e ka “kërcënuar” duke i thënë që të “mos bëj zhurmë se SHBA di ca gjëra për ty”. Kreu i shtetit shkoi edhe më tej duke thënë se e di që “SHBA-ja do ta vrasë”, por vijoi kërcënimet e tij duke thënë se nuk ka “vetëm SHBA-ja raketa, por edhe Rusia apo Koreja e Veriut”.

Në ndryshim nga Basha, lidhur me deklaratat e Metës, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se “Iliri është dehur komplet dhe jashtë binarëve”, duke paralajmëruar se nëse nuk do të japë dorëheqjen do e shkarkojë Kuvendi, pa pritur krijimin e parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 25 prillit. Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën e tij politike, me sulme dhe akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, por këtu nuk ka kursyer as ambasadorët, e më specifikisht Yuri Kim.

 

Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin me Bashën.

“Në 48 orët e fundit takova Metën dhe Ramën. Përsërisim që SHBA nuk është mbështetës i asnjë partie apo kandidatit, por mbështesim absolutisht të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORÇA GATI PËR ZGJEDHJET/ 505 punonjës policie në terren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit
Previous article LAJM I MIRË/ Studiuesit: Ja kur mund të heqim përfundimisht maskat mbrojtëse

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT