• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meta dha autorizimin për paktin me Greqinë, zbulohet “fati” i “spiunit” Meçollari në negociata
Home
Shqipëri

Meta dha autorizimin për paktin me Greqinë, zbulohet “fati” i “spiunit” Meçollari në negociata

20 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dje dhënien e autorizimit për Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mund të vijojë me miratimin e Plotfuqisë për grupit negociator për marrëveshjen e shumëdebatuar të detit me shtetin e Greqisë.

Mësohet se pjesë e grupit negociator do të vazhdojë të qëndrojë eksperti i detit, koloneli Artur Meçollari, për të cilin opozita ka ngritur akuza se është “spiun” i agjenturave të vendeve jo të NATO-s.

Burime të “Panorama” pranë Presidentit dhe Qeverisë, bënë të ditur se kreu i shtetit bëri verifikimet për të gjithë anëtarët e grupit negociator, veçanërisht për emrin e Artur Meçollarit.

Burimet per “Panorama” pohuan se nga procesi i verifikimit dhe informacionet që u morën nga institucionet e inteligjencës së vendit, u arrit në konkluzionin se Artur Meçollari mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit negociator dhe se nuk ka prova për akuzat e ngritura nga politika ndaj tij. Por në grupin negociator do të jetë një emër i ri, që do të ulet në tryezën e bisedimeve më palën greke.

Mësohet se grupit negociator i është shtuar emri i profesor, doktor, Ksenofon Krisafit. Krisafi është figurë e njohur, ish-diplomat dhe këshilltar në institucionet më të larta shtetërore. Ai është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u finalizua marrëveshja e ndarjes së detit.

KËRKESA

Dje, kreu i shtetit ka njoftuar vendimin e tij, por në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme dhe të gjitha institucioneve të përfshira në këto negociata, që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës dhe të mbrojnë interesat e vendit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i kërkon Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe grupit negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, thekson njoftimi i Presidentit.

Emrat e negociatorëve që do të ndajnë detin

Grupi negociator i Shqipërisë, që do të ulet në një tryezë me ekspertët grekë për të finalizuar marrëveshjen e detit, do të përbëhet nga 13 anëtarë. Veç 12 anëtarëve të përzgjedhur nga ministri i Jashtëm, në këtë grup është shtuar dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës. Ai është profesor, doktor Ksenofon Kristafi. Ish-diplomat dhe me një karrierë të rëndësishme në institucionet e vendit, profesor Kristafi është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtarë dhe pjesë e grupit negociator për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë, në krye të grupit negociator do të jetë një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme dhe një nga Ministria e Mbrojtjes, Armand Skapi, nga Drejtoria e Traktateve në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe major Ylber Dogjani, gjeneral, komandant i Flotës Detare. Po ashtu, në listën e negociatorëve ka qëndruar Artur Meçollari, ekspert i detit, emri i të cilit turbulloi jo pak ujërat e politikës.

Në grupin e ekspertëve bën pjesë dhe Arsen Mullai, shef shtabi i Forcës Detare, por dhe Viktor Doda, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Nga Ministria e Brendshme, grupi negociator ka Aida Hajna, zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit, ndërsa nga burimet natyrore, Ardjan Bylykun, drejtori i AKBN-së. Edhe Ministria e Drejtësisë do të përfaqësohet në grupin negociator me Elira Kokonën, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë.

Por dhe institutet nuk janë lënë jashtë. Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, dhe Lorenc Çela, drejtor i Institutit të Gjeohapësirës, janë tre anëtarë të grupit negociator. Pjesë e këtij grupi është dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër, ishsekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

Qirko është në këtë grup sepse nën detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme që në 2013, ka qenë personi i kontaktit që është marrë me Ministrinë e Jashtme greke për të përcaktuar parimet e bisedimeve politike, për një marrëveshje të re mes palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet fuqishëm Luana Vjollca/ Super e nxehtë në klipin e ri
Previous article DETAJET/ Si u ekzekutua me 3 plumba 32-vjeçari në Dibër, çfarë i ndihmoi autorët (FOTO+VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT