Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Sandër Lleshajn si ministër i Brendshëm.
Postimi:
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë😊 Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur👍”, shkruan Rama.