• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mësuesja zvicerane hyn në orën e mësimit e mbuluar me burka, arsyeja habit nxënësit
Home
Jetë

Mësuesja zvicerane hyn në orën e mësimit e mbuluar me burka, arsyeja habit nxënësit

15 June, 2018 Ina.Autor Jetë

Të enjten, një mësuese e shkollës së mesme profesionale të Bernës, në klasë është shfaqur e mbuluar me burka. Ajo ka dashur që nxënësve t`ua sjellë më afër kuptimin e “diversitetit kulturor” dhe fenë islame. “Ajo erdhi pa paralajmërim, e mbuluar plotësisht me burka në klasë dhe filloi leximin e Kuranit”, thuhet nga grupi i nxënësve të Shkollës profesionale komerciale-Industriale të Bernës (Gibb). Të enjten në mëngjes, një mësuese e lëndës së arsimit të përgjithshëm, ka habitur rreth njëzet nxënës, në një klasë të specializuar në arkitekturë, me pamjen e saj të pazakontë.

“Ajo ishte serioze. Ishte rreth portretizimit pozitiv të Kuranit”, ka pohuar një student për mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Mësuesja e lexoi Kuranin dhe këndoi “muzikën e lutjes” për rreth njëzet minuta. Nxënësit u treguan shumë të matur dhe askush nuk është larguar nga klasa. “Donim ta dëgjonim mësuesen”. Por, pas mësimit, shumica kanë shprehur zemërimin për mësimin dhe përmbajtjen: “Diçka e tillë sipas mendimit tim, nuk është e drejtë dhe nuk duhet toleruar”. Nga ana tjetër, disa të tjerë kanë potencuar: “Shumica e nxënësve nuk kanë pasur përshtypje pozitive për këtë veprim”.

Daniel Hurter, zëvendësdrejtor i shkollës, e vlerëson situatën disi më ndryshe: “Edukimi i përgjithshëm ka të bëjë me diversitetin kulturor. Në këtë kontekst, klasa lexoi librin “Dragoi vrapues” nga autori afgano-amerikan, Khaled Hosseini, përcjell më tej Albinfo.ch. “Më pas në klasë u diskutuan aspektet individuale , siç është historia e Afganistanit apo talebanëve. Të enjten ishte për islamin”, thotë Hurter. Mësuesja, ajo nuk ishte muslimane, doli nga klasa me pretekst për të marrë një kopje dhe vendosi burkën e saj privat, të cilën ajo dikur kishte blerë gjatë pushimit në Egjipt. Duke u kthyer në klasë, ajo filloi leximin e sures së parë në Kuran. “Sigurisht, studentët menjëherë e njohën dhe ishin të lumtur që ajo po i afrohej kësaj teme në mënyrë aktive”, thotë Hurter. Reagimet ishin ekskluzivisht pozitive, në klasë janë edhe tri nxënëse myslimane”. Menaxhmenti i shkollës mbështet një mësim të tillë realist dhe që të lë përshtypje”. Mbresat e orës do të debatohen edhe një herë me klasën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramos: Kujdes nga Cristiano Ronaldo
Previous article PËRNDIQTE ISH TË DASHURËN/ Kush është Besnik Brahimi, MEKANIKU që e PËSOI pas... (FOTOT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT