• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MËSUESJA KRITIKONTE QEVERINË/ Rama: Në rrjetet sociale zbulova se ajo ishte shumë aktive në takimet e grupit ‘Shqipëria në Rrezik’…
Home
Politikë

MËSUESJA KRITIKONTE QEVERINË/ Rama: Në rrjetet sociale zbulova se ajo ishte shumë aktive në takimet e grupit ‘Shqipëria në Rrezik’…

12 September, 2022 s.autor Politikë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur këtë paradite në Kongresin Kombëtar të Arsimit, tregoi historinë me një mësuese, që sipas tij kritikonte qeverinë, e që më pas kishte zbuluar se ishte me bindje të djathta.

Rama tha se u njoh me kritikat e saj, u interesua dhe përmes rrjeteve të saj sociale, zbuloi se ajo ishte mbështetëse e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se pavarësisht bindjeve politike, ajo ka fituar një kontratë punësimi të përhershme, pasi ka fituar në portalin “mësues për Shqipërinë”.

“Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”, tha Rama me ironi.

“Përpara pak ditësh më bëri përshtypje një kronikë, e cila ishte përhapur në gjithë rrjetet sociale e një mësueseje, që ishte një nënë me dy fëmijë dhe me kontratë të përkohshme, e cila ankohej për situatën ku gjendej e shtyrë dhe nga pasiguria që të jep kontrata e përkohshme, e një fluks i tërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë të politikës.

 

 

U interesova dhe arsyeja pse e konsideronin viktimë të politikës, ishte se kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi Shqipëria në Rrezik.

Por në të njëjtën kohë mora vesh sot, duke ardhur, sepse e kam ndjekur këtë gjë me Evisin dhe prandaj po e ndaj këtu me ju, që përtej faktit që ajo mësuese shprehte gjithë shqetësimin, sekëlldinë, pasigurinë e saj e mbase dhe inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë, i kishte bërë detyrat e veta duke konkuruar në portalin ‘mësues për Shqipërinë’ dhe ja kur sot rezultatet e portalit janë shpallur ajo është fituese, është fituese për të marrë një vend pune të përhershëm.

Portali Mësues për Shqipërinë as nuk ka në kriteret e veta përkatësinë politikë, as nuk mund të ndryshohet, jo thjesht se ne nuk duam të ndërhyjmë dhe s’kemi ndërhyrë asnjëherë por se çdo ndryshim që mund të bësh te portali lë gjurmë, dhe portali të jep atë që të takon, për atë që kërkon.

Kërkon një vend pune të përhershëm si mësues, e merr pavarësisht për kë voton, sa shprehesh apo nuk shprehesh për qeverinë apo opozitën. Këto nuk kanë asnjë rëndësi.

Për ata që e mbajnë mend çfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk imagjinohej, është diçka me rëndësi të madhe për dinjitetin, respekton për meritën dhe lirinë e garancinë e konkurencës.

Dua t’i uroj suksese mësueses në fjalë si mësuese me kontratë të përhershme. Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DELPHY" NXJERR ZBULUAR SHQIPTARIN/ Qeni i policisë gjen 100 kg drogë në garazh
Previous article "ÇMENDET" ÇIFTI/ Bëjnë seks në mes të autobusit, tërbohen pasagjerët (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT