• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MËSUESIT NUK NA BESONIN. AI VINTE NË KLASË PËRPIQEJ TË…”/ Dëshmi të tjera të frikshme për monstrën e Babrrusë që përdhunoi për 3 vite rresht 15-vjeçaren
Home
Breaking News

“MËSUESIT NUK NA BESONIN. AI VINTE NË KLASË PËRPIQEJ TË…”/ Dëshmi të tjera të frikshme për monstrën e Babrrusë që përdhunoi për 3 vite rresht 15-vjeçaren

4 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas bërjes publik të rastit të pedofilit në Babrru, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare dhe e ka kërcënuar e shantazhuar se do t’i shkruante emrin në muret e lagjes nëse nuk i bindej, të tjera dëshmi na vijnë në inbox nga ish-nxënëse të shkollës “Azem Hajdari”.

Ato kanë qenë të hapura të flasin lirshëm për rastin dhe kanë thënë ekskluzivisht për “Iconstyle.al” se kanë qenë vetë të pranishme dhe e kanë parë me sytë e tyre pedofilin duke hedhur fjalë dhe ngacmuar nxënëset e shkollës.

Njëra nga vajzat, shprehet se monstra i babëzitur i Babrrusë ka ngacmuar edhe mamatë që sillnin fëmijët në çerdhe. Adoleshentja shprehet se për këtë ka folur personalisht me prindërit, dhe i ati i saj madje është përleshur fizikisht me rojën e shkollës. Fatmirësisht ajo tregon se i pati prindërit pranë dhe e besuan për një rast të tillë kur iu tregoi, në një kohë që tregon edhe arsyen përse nuk u ka thënë mësuesve kur shprehet se, “normalisht nuk do të na besonin”.

“Sa herë që shkoja në mëngjes ai ishte aty dhe nuk kishte ditë që nuk hidhte fjalë nga më të ndyrat si dhe kur pastronim klasat ai vinte gjithmonë aty pasi mësuesit iknin edhe përpiqej të na prekte, afrohej me tepër seç duhej derisa unë personalisht njoftova familjarët e mi sepse nuk po e duroja dot më. Babai im u konfrontua personalisht më të situata degradoi deri në përleshje fizike. Por edhe pas asaj ditë ky monstra vazhdonte sapo te gjente rastin më të përshtatshëm për të bërë atë që dinte më mirë. Nuk mund të them se kam qenë pre e abuzimeve të tij sepse kisha kurajën të flisja me prindërit të cilët qenë të vetmit që më besuan. Po tu thosha mësuesve ato normalisht që nuk do të besonin edhe do ta linin situatën po njësoj. Ky monstër nuk është marre vetëm me vajzat e mitura po është marrë e dhe me mamatë që sillnin fëmijët e tyre në çerdhe”.

Vajza e dytë tregon për “Iconstyle.al” se tentoi t’i rrëfente mësueses për ngacmimet e rojës, por mësuesja kujdestare nuk e besoi duke ju thënë: “Dilni jashtë”! Ajo tregon edhe një rast kur pedofili i ishte afruar asaj dhe një shoqeje në orën e edukimit fizik, kur vajzat nuk kishin dalë jashtë të luanin, për t’i kërcënuar se nëse nuk do të shkonin me të, atëherë do t’u tregonte prindërve se kishin lënë orët e mësimit.

“Po u shkruaj për monstrën e Babrrusë: Abaz Dokën. Prej vitesh ka qenë roje të shkolla jonë dhe jo vetëm ajo vajza por pothuajse e gjithë shkolla kanë qenë pre e abuzimit të tij. Një kafshë si ai meriton dënim me vdekje sepse edhe po të dalë zakonin nuk e harron. Disa herë kur kishim radhën e pastrimit vinte nëpër klasa tentonte që me fjalë të ndryra të na afrohej dhe të na prekte si dhe kur kishim orën e pushimit sërish bënte përpjekje për të na shtënë në dorë. Mbaj mend kur kemi pasur një orë edukimi fizik të gjithë dolën të luanin, unë me një shoqe nuk dolëm sepse nuk ndihesha mirë. Ai vjen në klasë dhe na thotë “Sa të mira që jeni” afrohet dhe na kërcënon se po nuk shkuam me të do tu tregonte prindërve tanë se kishim lënë orët e mësimit gjë që nuk kishte ndodhur. Ashtu siç ishim shkuam te mësuesja kujdestare për t’i treguar rastin e këtij edhe ajo na thotë: ‘ju lutem shumë dilni jashtë edhe mos flisni budadalliqe me’”.

Këto dëshmi të frikshme tregojnë se Abaz Doka kishte lirinë e tij të veprimit në shkollë, para syve qorrë të mësuesve, drejtorëve!

Veprimet e pahijshme të pedofilit, ngacmimet seksuale dhe verbale janë denoncuar nga vajzat te mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë! Ajo që duhet bërë urgjent është një hetim i hollësishëm dhe penalizim për të gjithë ata mësues që kanë mbyllur sytë përballë këtij krimi! Heshtja e tyre është një abuzim për së dyti i këtyre vajzave që gjithnjë shkonin në shkollë me frikën se Abazi do u dilte para!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ulet kurba. 13 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit, 3 staf mjekësor
Previous article OPERACIONI ITALI-SHQIPËRI/ Policia e Shtetit: Kapen në Shkodër e Cërrik 2 anëtarët e grupit kriminal të trafikantëve të kokainës (Emrat)

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT