Admir Murataj nga Tropoja, me mbiemrin e vërtetë Nikaj, i cili mendohet që ishte edhe “koka” e grabitjes në Rinas ku gjeti edhe vdekjen. Admiri ose “Adi” siç e thërrisnin ishte një person me rekorde kriminale për grabitje. Ai kreu 4 super-grabitje, mbi 16 milionë euro të marra me 13 emra ku më të përdorurin kishte “Adi Tropojani”, i cili cilësohej ndër më të rrezikshmit në radhët e “skifterave”.
Por kush ishte Admir Murataj njeriu i frikshëm i cili tronditi Shqipërinë dhe jo vetëm. Can Murati vëllai i Admirit tregoi sot jetën e Admirit jo si ai shihej në media por Admirin pranë familjes ku ai e cilësonte si Robin Hudi. Por ndryshe nga Robin Hudi, Admiri i mbante paratë për vete ndërsa Robin Hudi ja shpërndante të varfëve.
Ja kush ishte Admir Murataj në sytë e familjarëve të tij:
“Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë”- ka thënë ai.
Ai kujton se Adi, dikur mësues u bë murator shumë i zoti në Greqi, ku shkoi dhe jetoi fillimisht në një banesë pa cati.
“Pasionet e Robin Hudit janë të ulet këtu në tavolinë, të pi dy tre shishe verë, të dalë të eci malit, pasioni im është i motorëve dhe makinave, nëse më marrin 10 të tjera, m’i sekuestrojnë, unë do i zëvendësoj me të tjera, por i Adit, shoqëria, ecja, noti, është fizik as ushtarak i përgatitur, as qitës i përgatitur, mund t’i thuash zemërluan, e kishte zemrën aq sa i peshonte trupi”
Pjesë nga postimi I mbesës së Admirit:
Per mua do te mbetet pjese e historise, ashtu sic shkruhen artikuj, nje dite familjes tone mund ti vi nje kerkese, per liber, film apo dokumentar por nuk ka fjale, foto apo video qe ta pershkruaj ashtu sic duhet imazhin e tij. Mesa duket misteri do mbetet mes familjes Murataj, qe gjithmon do e kujtojme dhe thell thell nuk do ta pranojme ate qe ndodhi, duke menduar se e gjith kjo nuk ishte e vertet dhe ndoshta mendja e tij ka menduar nje fund tjeter. Per mua… pavaresisht realitetit, ai do jet gjithmon aty, duke ardhur drejt meje me ate te ecuren qe mund ta dalloja shume metra larg apo duke pritur ta takoj qe te me thot prap “zemra xhaxhit”.
Përgatiti: AlpeNews.al


