Mësuesi i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nje nga nxeneset e tij te mitura ne fshatin Kalase te Delvines, u ndalua nga policia pak ore me pare.
Por sic thone burimet, 60 vjeçari ka mohuar akuzat në dëshminë e parë qe ka dhene kete te diele në Polici.
Ai është shprehur se e ka trajtuar 11 vjecaren si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ku jepte mësim deri pak muaj më parë.
Sakaq, xhaxha i 11-vjeçares nga fshati i Kalasë ka thënë për mediat se nëse nuk vepron ligji për mësuesin Neshat Tepelena, do të bëjnë vetëgjyqësi.
Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003.
Sipas Xhaferrit çështja në atë kohë u mbyll vetëm me një vërejtje me shkrim.
Ferdin Xhaferri: “Çështja ka shkuar edhe te seksioni i arsimit dhe është protokolluar në nëntor të vitit 2003. Në atë kohë kjo çështja u mbyll me një vërejtje me shkrim për mësuesin Neshat Tepelena. Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim.”
Banorët kanë treguar se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën e kolegut të tij.
Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë.


