• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MËSUESET E KANË MENDJEN TEK BUZËKUQI DHE TEK MINIFUNDET”/ Mimi Kodheli: Unë nuk mund të ndryshoj botën, por kam të drejtën…
Home
Politikë

“MËSUESET E KANË MENDJEN TEK BUZËKUQI DHE TEK MINIFUNDET”/ Mimi Kodheli: Unë nuk mund të ndryshoj botën, por kam të drejtën…

6 June, 2020 s.autor Politikë

Deputetja Mimi Kodheli solli shumë reagime , pasi tha se “mësueset sot e kanë mendjen tek buzëkuqi dhe minifundet”, pas bërjes publike të rastit të abuzimit të një 15 vjeçareje nga roja i shkollës.

Ajo sot bëri një tjetër deklaratë për mësuesit. Me një status në Facebook, ku përmend edhe mësuesit e saj, Kodheli thotë se askush nuk duhet të shqetësohet nga etiketimet e përgjithësuara, nëse nuk e gjen veten aty.

Postimi i plotë:

Hava Shehu, Andromaqi Noçka, Eleonora Pançe, Afërdita Shala dhe Varvara Mishaxhiu, Lejla Sevrani, Lirika Dedja, Kibe Shehu e Meropi Gjebrea, Adelina Meksi, Natasha Milkani, Zana Baroni, Nermin Vorpsi, Mimika Nishani, Elvira Kote, Lume Nallbani e Meriban Dajçi, Rabije Xhemnica dhe Lili Josa; të gjitha bashkë kanë bërë të jem qytetari i mirë që jam sot. Ato më kanë mësuar shkrim e këndim, algjebër dhe kimi, histori e anglisht, kontabilitet dhe statistikë.

Ato më kanë mësuar të dua atdheun dhe familjen, të dua shkollën dhe miqtë, të dua Migjenin, De Radën dhe Sami Frashërin, të di cili është mali më lartë dhe lumi më i gjatë, kush ishin Dardanët dhe si respektohen martirët, më mësuan të vrapoj apo të bëj punë-dore, të di kush ishte Volteri dhe Tolstoi, të di si mbyllet një bilanc dhe çfarë është teoria e korrelacionit.

Ato dinin edhe pa më pyetur, kur kisha mësuar e kur jo, kur kisha nevojë për to apo kur kisha temperaturë, kur isha zënë me shoqen e bankës apo kur isha e lumtur. Edhe pse të ndryshme, ato kishin të gjitha një pamje, atë të nënës time, ato ishin të buta edhe kur ishin të ashpra.

Ato ishin të duruara deri në vetmohim dhe të bukura në shpirt deri në adhurim. Pamja e tyre nuk ulërinte, vëmendja e tyre ndaj nesh, po.

Ato ishin të veshura me ngjyrat e mësuesit (ngjyra të ndryshme nga zanatet e tjera) dhe mbanin mbi supe petkun e seriozitetit edhe kur bënin shaka.

E po ashtu kishte e ka edhe zysh Natasha Xhahini e Hajrina Islami, ka zysh Brikena, Leticia, Ana, Antoneta e Shota, ka zysh Nora, Indrita, Alma, Daniela, e sa e sa emra të bukur “zyshas” me Z të madhe që kanë rritur e rrisin breza pas brezit tim.

Mbi të gjithë këta emra të dashur fort për mua e shumë e shumë të tjerë si unë, më duhet të përmend hallën time 95 vjeçare, Toninen, super zyshën “Nder i qytetit të Shkodrës”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që flas për to, por i risjell sot në vëmendje, pikërisht në këto ditë të ngakuara me indinjatë e reflektim.

Unë nuk besoj se jam në gjendje të ndryshoj botën, se askush s’mundet vetëm, aq më pak kam të drejtë të bëj moral pa kthyer gishtin nga vetja, por si nënë, pedagoge, grua, motër, bijë, politikane, apo qytetare e kam të drejtën të indinjohem, madje thellë.

Nga ana tjetër, nuk merakosem e as sekelldisem kur shpesh politikanet (qofshin këta burra apo gra) i etikojnë të gjithë pa dallim, me të njejtët emra apo i përfshijnë të tërë, në grupin e “injorantëve”, “të të korruptuarve”, “karagjozëve” po të doni. (Ndjesë për fjalorin, por po citoj disa prej epiteteve që dëgjojmë rëndom të na vihen). A e dini pse? Se nuk e gjej veten në asnjerën prej këtyre etiketimeve, ndaj dhe vazhdoj e qetë punën time deri sa jam e bindur që këtë punë e bëj mirë, mbase shumë mirë, madje as kam kërkuar të mbrohem prej askujt, pavarësisht të gjitha gjërave të pamerituara e të pavërteta të thëna në adresën time apo të shumë kolegeve të mija. Puna të mbron vetë. Kur nuk e gjen veten tek indiferentet, tek ato që nuk bëjnë detyrën, tek ato që abuzojnë me detyrën, vazhdo të bësh mësuesen e bëhu palë me Mimin dhe gjithë burrat e gratë puntorë e të ndershëm të këtij vendi, që brezat e ardhëm i do t’i shikojë më të ditur, më të edukuar, më të guximshëm, më mendje hapur e njerëz më të bukur, se ç’ishte brezi i saj.

Unë çoj lule ende sot në banesën e fundit të atyre zyshave që janë larguar tashmë nga jeta, pavarësisht se ka kaluar pak më shumë se gjysëm shekulli nga dita ime e parë e shkollës.

Uroj që këtë respekt ta ruajnë për ju mësuese të dashura edhe brezat që ju po edukoni sot.

Me krahë të lehta!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROVOKON" SËRISH/ Françeska Jaçe pozon topless dhe të pasmet në...
Previous article APROVOHEN 419 APLIKIME PËR "GARANCINË SOVRANE"/ Denaj: Turizmi sektori më i prekur, ftoj qytetarët të bëjnë pushimet...

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT