Ky është sezoni i Lionel Messit. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po shkëlqen me Barcelonën.
Ashtu si në disa ndeshje këtë edicion, Messi ishte shpëtimtari i Barcelonës edhe në fitoren 2-1 kundër Alaves në “Camp Nou”.
Ai shënoi golin tri pikëve në minutën e 84-t, duke shkuar në 20 finalizime në 21 paraqitje këtë edicion në La Liga, 27 në të gjitha garat.
Messi ka dhuruar edhe 9 asiste, çka e bënë atë futbollistin që ka kontribuuar më shumë në gola (29 gola dhe asiste) në top 5 ligat europiane, duke lënë prapa 222 milionëshin e PSG-së, Neymarin me 28.
Renditja e lojtarëve, gola+asist
Lionel Messi (29)/ 20 gola, 9 asiste
Neymar (28)/17 gola, 11 asiste
Ciro Immobile (27)/ 20 gola, 7 asiste
Edinson Cavani (24)/ 21 gola, 3 asiste
Mohamed Salah (24)/ 18 gola, 6 asiste
Harry Kane (22)/ 21 gola, 1 asist


