Lionel Messi i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Neymarit, t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë. Neymar po e mendon seriozisht largimin pasi kërkon të luaj me një ekip më kompetitiv.
Mesfushori brazilian pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe për ta bërë këtë ka mjaft oferta, përfshirë edhe dy klube shumë të mëdha si Manchester United dhe Real Madrid.
Messi, megjithatë, i ka kërkuar përfaqësuesit brazilian të mos nënshkruajë për rivalin e Barçës, duke e këshilluar të zgjedhë Unitedin.