Eden Hazard thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë”. Chelsea e Hazard do të përballet me Messin dhe Barcelonën në fazën e 1/8 të Champions League. Fantazisti i përfaqësueses së Belgjikës është krahasuar shpesh herë me Messin dhe konsiderohet si kandidat për fitimin e trofeut “Topi i Artë” në të ardhmen. Ronaldo fitoi trofeun individual më të lakmuar në vitin 2017, duke regjistruar “Topin e Artë” të pestë personal, duke barazuar Messin në këtë arritje.
Gjithsesi, Hazard mendon se Messi është i përzgjedhuri i tij si futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave. Për “Chelsea TV”, Hazard deklaroi: “Natyrisht, kur luan futboll dëshiron të luash kundër më të merit. Ekipit më të mirë, futbollistëve më të mirë në botë. Messi është futbollisti më i mirë në botë”. Hazard, 26-vjeçar luajti 73’ minuta me Chelsean në fitoren 2-0 ndaj Brighton, përpara se të zëvendësohej i dëmtuar. Belgu është përfolur për një transferim të mundshëm te Real Madrid verën e ardhshme, ndonëse Chelsea do të luftojë fort për ta mbajtur në “Stamford Bridge”.