• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MËSOVA SE KENI NJË DJALË”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan
Home
Nderkombetare

“MËSOVA SE KENI NJË DJALË”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan

3 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Zbulime të reja nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sugjerojnë se ish-financieri Jeffrey Epstein mund të ketë pasur një fëmijë të mbajtur sekret për vite me radhë.

Dyshimi buron nga komunikime private të përfshira në miliona faqe dosjesh të deklasifikuara, të cilat po hedhin dritë të re mbi jetën personale të njërit prej figurave më të errëta të historisë së fundit amerikane.

Sipas New York Post, dy email-e të datës 21 shtator 2011, të shkruara nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Princit Andrew, i referohen drejtpërdrejt ekzistencës së një djali. “Mësova nga Duka se keni një djalë… mbetem me ju me dashuri, miqësi dhe urime për lindjen e fëmijës suaj”, shkruan Ferguson në një prej mesazheve, të firmosur “Sarah xx”.

Në kohën kur këto email-e janë dërguar, Epstein ishte dënuar tashmë për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Megjithatë, asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht se ai kishte pasur fëmijë biologjikë. Pavarësisht kësaj, pas vdekjes së tij në vitin 2019, më shumë se 100 persona kanë pretenduar se janë fëmijët e tij, duke kërkuar një pjesë të trashëgimisë.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se mes Ferguson dhe Epstein kishte komunikime të shpeshta dhe një raport të afërt. Në disa prej tyre përmenden edhe elementë të ndjeshëm që po analizohen nga hetuesit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi vërtetësinë e pretendimit për fëmijën sekret.

Publikimi i dokumenteve ka rihapur debatin mbi rrjetin e marrëdhënieve të Epstein me figura të larta politike dhe mbretërore, si dhe mbi dimensionin ende të paqartë të jetës së tij private. Hetimet pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë autenticitetin dhe peshën ligjore të materialeve të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË MAROK/ Përmbytje masive, mbi 50 mijë persona evakuohen nga zonat e prekura
Previous article DALIN DETAJE TË TJERA NGA DOSJA/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 ton mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT