Secila shenjë ka ndonjë karakteristikë më ndryshe të veten. Kuptojeni se cila është arma e fshehtë e secilës shenjë të horoskopit.
DASHI
Burimi i energjisë është karakteristikë për këtë shenjë, por si do ta aktivizonte, i nevojitet një qëllim dhe një motivim i madh në mënyrë që Dashi të depërtojë deri te qëllimi i madh. Për të pengesa nuk ka.
DEMI
E dimë se Demi është kokëfortë, materialist, që duan të kënaqen me jetën. Janë këto specifikat që e përbëjnë këtë shenjë, e mbështetet edhe në kapacitetet emocionale dhe ato fizike.
BINJAKËT
Derisa mendja të zotërojë, forca i shkon prapa – këtë fjalë e kemi dëgjuar moti, për të arritur deri te mendja e Binjakëve. Kjo shenjë ka një fuqi të madhe të kujtesës dhe mendimit dhe arsyetimit logjik.
GAFORRJA
Me siguri mendoni se karakteristikë të tij e cekim faktin se janë emocionues -aftësinë që do të identifikohet me ndjenjat e dikujt tjetër, si dhe vuajtjet e të tjerëve që vërtetë i ndjen në lëkurën e vet.
LUANI
Zjarri dhe tymi me të cilën shenjat si Luani ballafaqohen me atë që ju takon, ose mendojnë se ju takon, si dhe të mbrojnë ata që duan, e të gjitha këto i shpjegon me energjinë që kjo shenjë e zjarrtë e merr nga Dielli.
VIRGJËRESHA
Kjo shenjë, Virgjëresha, gjithmonë do të jetë disa hapa para tjerëve – është e shkathtë dhe e aftë për t’i nxjerrë planet më të mira, lehtë armatoset për t’i realizuar qëllimet e saj primare që ia ka vënë vetes.
PESHORJA
Arma e fshehtë e Peshores është në fuqinë e tyre të bindjes – të rralla janë ato shenja që dinë kaq lehtë ta vlerësojnë situatën, e më pas të përshtaten si është më së miri në këtë gjendje.
AKREPI
Për këtë shenjë do të mund të themi se është si skaner – me logjikë të çmend, kanë analistë dhe në syrin e tyre, asgjë nuk kalon pa u vërejtur, kështu që shkëlqyeshëm lexojnë njerëzit dhe depërtojnë në qëllimet e tyre.
SHIGJETARI
Shigjetari është detektiv i vërtetë dhe për ta lirisht mund të themi se kanë disa fuqi mbinatyrore, marrë parasysh se si nxjerrin të vërtetën e fshehur edhe nga personat me të cilët bashkëbisedojnë.
BRICJAPI
E dimë se në qëllimet e tyre Bricjapi është kokë- fortë, por ajo që të mahnit është mënyra se si ata dinë të manipulojnë me të tjerët, për të arritur atë që duan, flasin dhe bëjnë atë që atyre u shkon për shtat.
UJORI
Ia kemi lakmi Ujorit për fuqinë e tyre që thjesht e kyçin fuqinë e tyre mendore dhe fizike kur nuk kanë netojë të mendojnë – kjo përfundimisht është arma e tyre e fshehtë më e fuqishme.
PESHQIT
E dimë se Peshqit janë imagjinarë dhe se ëndërrojnë shumë, por në fakt kjo edhe ju jep fuqinë, duke qenë burimi i forcës. Falë energjisë së tyre ëndërrimtare, shumë lehtë edhe mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre.


