• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MËSO SI TË TRAJTOSH GRATË”/ Shqiptari qëllon për vdekje marokenin pas sherrit me të dashurën e tij! Dyshohet se…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MËSO SI TË TRAJTOSH GRATË”/ Shqiptari qëllon për vdekje marokenin pas sherrit me të dashurën e tij! Dyshohet se…

26 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas maroken është qëlluar për vdekje me armë nga një shtetas shqiptar. Abderrahimi Elkharmoudi u gjet i plagosur mbrëmjen e së dielës me dy plumba, në gjoks dhe bark pranë automjetit të tij në Cornaredo, Milano. Ai u dërgua në spital por pas disa orësh humbi jetën.

Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes 45-vjeçarit dhe të dashurës së shqiptarit.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është arratisur në Shqipëri dhe është ndihmuar nga disa miq të tij.

Ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Marokeni kishte debatuar me një grua

Viktima mësohet se kishte debatuar me një grua brenda lokalit Agorà, në Piazza Libertà.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës. E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe iu është drejtuar: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta.

Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra, mes tyre edhe shqiptari.

Kur viktima doli nga lokali, ata e ndoqën dhe nisën sherrin sërish jashtë.

Pak para se të mbërrinte në makinën e tij të parkuar, autori ka nxjerrë armën dhe e qëlluar në gjoks dhe bark.

“Mëso si të trajtosh gratë”, kështu iu është drejtuar shqiptari pasi e ka qëlluar dhe më pas është larguar.

Sipas hetuesve, markokeni i plagosur dhe i gjakosur ka arritur të hipë në makinën e tij dhe të ndezë motorin, ka shtypur pedalin në gaz dhe është larguar.

Por ai nuk shkoi larg, pasi disa qindra metrash ka humbur ndjenjat. Policia u njoftua nga disa banorë që dëgjuan të shtënat, por kur karabinierët mbërritën në vendngjarje nuk kishte mbetur më njeri.

Edhe banakieri kishte mbyllur lokalin, në pa dijeni se çfarë kishte ndodhur pas sherrit në klub, “e morëm vesh mëngjesin e së hënës, kur na kërkuan pamjet e kamerave”, tha ai.

Karabinierët kontrolluan zonën dhe në via Varese, në mes të rrugës, vunë re makinën e marokenit. 45-vjeçari u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ Gjendet e pajetë një grua në rrugë, dyshimet e para të policisë
Previous article TENDERI KARDHIQ-DELVINË/ Ish-drejtoresha e ARRSH-së paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT