Një makinë tip “Toyota” është djegur në Sarandë. Sipas policisë mjeti tip “Daimler Crysler” është djegur plotësisht. Po ashtu një tjetër makinë tip “Toyota” është djegur pjesërisht.
Komisariati i Policisë Sarandë
Informacion paraprak.
Më datë 15.10.2018, rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A.P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V.F. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.


