• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MËSIMI NË SHKOLLA PAS 1 DHJETORIT/ Zamira Gjini: Vendimin e marrin drejtoritë e shkollave…
Home
Sociale

MËSIMI NË SHKOLLA PAS 1 DHJETORIT/ Zamira Gjini: Vendimin e marrin drejtoritë e shkollave…

27 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Komiteti Teknik i Ekspertëve AntiCovid i sugjeroi Ministrisë së Arsimit që të marrë masa që prej datës 1 dhjetor të kalojë në skenarin e dytë, atë të mësimit të alternuar, në klasë dhe online. Në fakt që në fillimit të vitit shkollor nga autoritetet e arsimit u fol për tre skenarë të mundshëm të cilët do të viheshin në zbatim duke u ndërthurur me situatën e përhapjes së virusit në vend.

Tashmë që situata është kritike, kur qindra mësues dhe nxënës janë infektuar dhe sipas profesionistëve të shëndetit kemi hyrë në një periudhë virozash dhe gripi stinor, zyrtarëve të arsimit ju është sugjeruar që të kalojnë në planin e dytë.

Por si do të zhvillohet mësimi që prej 1 dhjetorit? Zamira Gjini, Drejtore e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit, MASR tha në “Wake Up” se u takon drejtorive të shkollave të vendosin si do të veprojnë për mësimin në klasë dhe online.

“Vendimmarrja sesi do të organizohet mësimi në shkollë do ta kenë drejtoritë e shkollave. Pra janë shkollat ata që vendosin, sepse në sistemin tonë parauniversitar ne kemi shkolla që kanë numër të ndryshëm nxënësish në shkollë apo në klasa.

Si në zonat rurale dhe ato urbane numri i nxënësve nuk është i njëjtë, po ashtu edhe përhapja e virusit në të gjitha zonat e Shqipërisë nuk është i njëjtë, kështu që janë disa faktorë që do të ndikojnë në vendimin e drejtorëve të shkollave dhe drejtorive arsimore sesi do të zhvillohet mësimi.

Do të ketë shkolla që do ta zhvillojnë mësimin normalisht, sipas skenarit të parë pra në klasa por do të ketë dhe shkolla që do ta organizojnë mësimin sipas skenarit të dytë që po aplikojmë tani; pra që do të kryejë procesin mësimor të alternuar.

Gjithsesi çdo vendimmarrje e drejtorëve të shkollave do të kenë kujdes të bëjnë komunikimin me prindërit e nxënësve 1 javë përpara që ata të kenë mundësi të organizojnë dhe prindërit ditën e tyre”, sqaroi Gjini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "USHQIM I SHPIRTIT..."/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë me Zërin duke u përqafuar së bashku
Previous article NDRYSHIM I PAPRITUR/ Trajneri i Suedisë takohet me Ibrahimoviçin: Vendosëm që…

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT