• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Meshkujt kthehen. Femrat largohen përgjithmonë!
Home
Showbiz

Meshkujt kthehen. Femrat largohen përgjithmonë!

10 January, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Ndonjëherë duket e komplikuar të kuptosh se kush do ta bëjë hapin e parë. E komplikuar është edhe të dish se si do të shkojnë më pas punët, kush do të dojë më tepër, kush do të ofrojë më tepër dhe deri ku do të arrihet në atë lidhje. Meshkujt dhe femrat i jetojnë marrëdhëniet në mënyra të ndryshme, edhe pse mund të jetojnë bashkë. Disa e shohin marrëdhënien si diçka që duhet ta përballojnë me shumë vështirësi në jetë, disa të tjerë e shohin si një udhëtim drejt lumturisë. Gjëja më e sigurtë në këtë mes është se ndonjëherë lidhjet nuk zgjasin gjithë jetën dhe nuk e sjellin përherë me vete lumturinë.

Duke qenë se jetojmë në një periudhë ku gjërat që nuk shkojnë mirë, ne i lëmë mënjanë, të njëjtën gjë bëjmë edhe me marrëdhëniet, duke shkuar secili në rrugën e vetë. Meshkujt më shpesh, duke ballafaquar një lidhje të vjetër me një lidhje të re, do të duan të kthehen. Ndërsa femrat janë të gatshme të qajnë me muaj të tërë, me vite, por kurrsesi nuk duan të kthehen në një lidhje të mbyllur. Meshkujt kthehen, kurse femrat largohen përgjithmonë.

Meshkujt fillimisht argëtohen me lidhjen e re, më pas vuajnë në heshtje, analizojnë gjithçka, krahasojnë lidhjen aktuale me të shkuarën, bëjnë udhëtime për të të harruar, flasin me miqtë e tyre, por në fund kthehen. Meshkujt nuk e përjetojnë mirë faktin që mund t’ju shohin të lumtur tashmë, ndërkohë që kur ishit me ta, nuk ishit kaq të lumtura. Mbi të gjitha, nuk e durojnë dot t’ju shohin të kapura dorë për dore me një mashkull tjetër. Janë pikërisht këto arsyet se pse djemtë kërkojnë të rikthehen në marrëdhëniet e shkuara, shpesh duke kërkuar falje për gabimet e bëra.

Ndërsa femrat largohen përgjithmonë. Vuajnë, qajnë, kujtohen, jetojnë momentin, mbajnë në zemër një pjesë të personit të shkuar, por kurrsesi nuk kthehen më në lidhje me të. Edhe pse nuk e harrojnë dhe ende e mbajnë në zemër, sërish largohen prej jetës së tij. Një femër nuk e pranon kurrsesi të jetë si një trofe që ju e fitoni për ta çuar në shtrat. Ato largohen sepse nuk e bëjnë dot më, sepse nuk shohin një të ardhme për marrëdhënien tuaj, sepse janë lodhur duke ju dhënë mundësi që ju i keni keqpërdorur. Ato nuk kthehen, sepse e dinë se gjithçka do të përsëritet. Largohen dhe i lënë vendin një dashurie të re në zemrën e tyre… / Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Steve Bannon, përjashtohet edhe nga "Breitbart News" pas polemikave rreth librit për Trumpin
Previous article Horoskopi ditor, e mërkurë 10 janar 2018/ Kini KUJDES nga ndonjë situatë e pazakontë që...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT