• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESDHEU LINDOR/ Greqia gati për dialog me Turqinë por kërkon sinjale konkrete nga Ankaraja
Home
Nderkombetare

MESDHEU LINDOR/ Greqia gati për dialog me Turqinë por kërkon sinjale konkrete nga Ankaraja

16 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Relaksimi i ditëve të fundit në Mesdheun Lindor pas disa javë fërkimesh midis Greqisë dhe Turqisë është një paralajmërim i mirë për fillimin e negociatave.

Kthimi në port i anijes turke Oruç Reis, e angazhuar në kërkimin e hidrokarbureve në një zonë të diskutueshme midis dy vendeve, i ka hapur diplomacisë europiane një dritare për të kërkuar zgjidhje për mosmarrëveshjet territoriale që kanë zgjatur për dekada.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.

Ndërkohë në Bruksel jo të gjithë mbështësin francezin Macron për një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme Josep Borrell u shpreh se “Ajo që ndodhi këtë verë është e papranueshme. Turqia duhet të lërë mënjanë veprimet e njëanshme, kusht ky që të filloj dialogu.

Por ndërkohë nuk ka asnjë marrëveshje midis vendeve europiane për mundësinë e sanksioneve ndaj Ankarasë

“Vija e ashpër e Francës është në kontrast me dialogun që ofron Gjermania” – theksoi Borrell.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDAJMË TË NJËJTËN HISTORI DHE..."/ Presidentja e KE: Vendim historik hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Janë pjesë e...
Previous article "O PLEHRË TI DUESH VARUR ME KOKË POSHTË..."/ Komentuesit shpërthejnë kundër vrasësit në Bathore (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT