• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHI NGA ATHINA/ Zaev: Integrimi euroatlantik i vetmi opsion për Ballkanin Perëndimor, dialog për çështjet delikate
Home
Rajon

MESAZHI NGA ATHINA/ Zaev: Integrimi euroatlantik i vetmi opsion për Ballkanin Perëndimor, dialog për çështjet delikate

16 September, 2020 F.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kryeqytetin grek Athinë mori pjesë në panelin kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor në konferencën e revistës “Economist”, me ç’rast tha se është e nevojshme të tejkalohen çështjet e hapura dhe me dialog e tolerancë të përmirësohet bashkëpunimi rajonal.

Siç njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zaev u adresua në panel diskutimin e organizuar si tryezë e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe pjesëmarrës nga rajoni në temën “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohërat turbulente” për dalje të shpejtë dhe efikase nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

“Bashkë përballemi me sfidat e njëjta shëndetësore dhe ekonomike dhe vetëm së bashku mund t’i tejkalojmë me një bashkëpunim më të afërt dhe me solidaritet më të madh. Andaj duhet të vazhdojmë të investojmë në marrëdhëniet e mira fqinjësore, t’i tejkalojmë çështjet e hapura me dialog dhe tolerancë dhe ta përmirësojmë bashkëpunimin rajonal”, theksoi Zaev.

“E ardhmja më e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor është të vazhdohet me integrimin euroatlantik dhe asnjë opsion tjetër nuk është alternativë”, shtoi kryeministri Zaev dhe përkujtoi se “Marrëveshja e Prespës është një shembull i shkëlqyer për suksesin e diplomacisë dhe dialogut dhe se mbylli një çështje të hapur dhe të rëndë që zgjaste shumë gjatë”.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut treguan se qytetarët dinë t’i shpërblejnë politikanët që marrin vendime të rënda që janë të mira dhe me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve. Nevojitet vullnet i fuqishëm politik që të zgjidhen të gjitha çështjet delikate dhe kjo është një mesazh inkurajues për Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev.

“Shpresoj që arritjet tona, marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, janë mjaft frymëzuese për udhëheqësit në rajon që të angazhohen për nxitjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit rajonal, arritjen e një zhvillimi më të madh ekonomik dhe qëndrojmë deri në fund të përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik”, tha Zaev.

Ai theksoi se për të është me rëndësi të veçantë që udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë vendit në mandatin e dytë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është vizita e punës në Greqi, e cila përveç pjesëmarrjes në konferencën “Economist”, përfshin takime me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenten, Katerina Sakelaropulu.

Në konferencën në Athinë, nga Maqedonia e Veriut marrin pjesë edhe zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Puënve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor, në kuadër të konferencës që këtë vit i përkushtohet temës “Evropa: Përforcimi i kohesionit në kohëra turbulente”, adresime kishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis dhe Jorgos Kutrogalos./Anadolu Agency (AA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER MENDON PËR TË ARDHMEN/ "Zikaltërit" firmosin kontratë 5-vjeçare me sulmuesin 19-vjeçar...
Previous article ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, mesfushori Hyka firmos me klubin e ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT