• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘’MESAZHI I QARTË PËR SHQIPËRINË’’/ Mjeku publikon të dhënat e Institutit Italian të Shëndetit: 5 masat shtesë që duhen marrë për të sëmurët dhe të moshuarit
Home
Sociale

‘’MESAZHI I QARTË PËR SHQIPËRINË’’/ Mjeku publikon të dhënat e Institutit Italian të Shëndetit: 5 masat shtesë që duhen marrë për të sëmurët dhe të moshuarit

20 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Erion Dasho ka publikuar të dhënat e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali lidhur me viktimat dhe të prekurit nga koronavirusi deri tani.

Dasho shrehet se vetëm 3 vdekje nga koronavirusi në Itali ndka odhur në persona të shëndetshëm teksa 99.2% të personave që humbën jetën kushin të paktën një sëmundje tjetër, kurse 75% kishin dy apo tre sëmundje të tjera.

Po ashtu 17 nga 3 mijë e 400 persona që kanë humbur jetën janë nën 50 vjeç. Prandaj Dasho bën apel që të merren 5 masa shtesë për të sëmurët dhe të moshuarit.

STATUSI I MJEKUT ERION DASHO

Të dhëna shumë interesante nga Institutit të Shëndetit italian:

Së pari, sëmundja paraqet rrezikshmëri më të lartë për të moshuarit. Ndonëse Italia sot ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, vetëm 17 persona nga ata që kanë humbur jetën, ishin nën 50 vjeç.

Së dyti, vetëm 3 raste vdekjesh kanë ndodhur në persona të shëndetshëm. 99.2% e personave që humbën jetën ishin të prekur nga të paktën edhe një sëmundje tjetër, 75% nga dy sëmundje dhe plot gjysma nga tre apo më shumë sëmundje.

Mesazhi është i qartë edhe për Shqipërinë. Përpjekjet parandaluese duhen orientuar veçanërisht drejt mbrojtjes së personave të sëmurë dhe atyre të moshuar. Përveç masave për të cilat është folur shumë tashmë, duhen marrë disa masa shtesë të kujdesit social për këto kategori.

 

  1. Të rinjtë që banojnë me të moshuar apo të sëmurë në një banesë, duhet të bëjnë kujdes të shtuar për të mos u ekspozuar vetë ndaj virusit duke respektuar 100% kufizimet e lëvizjeve.

 

  1. Të moshuarit që banojnë të vetmuar mund të ndihmohen për të bërë blerjet e ndryshme që u nevojiten duke minimizuar kështu daljen dhe ekspozimin.

 

  1. Kush sheh grupe të moshuarish që kalojnë shumë kohë në mjedise ku mund të ekspozohen, duhet t’i këshillojë dhe t’u shpjegojë sa më sipër.

 

  1. Gjithkush duhet të përpiqet t’u sigurojë të moshuarve dhe të sëmurëve mjete mbrojtëse si maska, doreza, etj.

 

  1. Të moshuarve që kanë vështirësi në kuptim, duhet t’u shpjegohen masat mbrojtëse dhe ato të higjienës që parandalojnë virusin.

 

Duke ditur se jemi një vend me moshë shumë më të re se Italia (në Itali 30% e popullsisë është mbi 60 vjeç, ndërsa në Shqiperi vetëm 21%) të shpresojmë se personat e moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri do të preken më pak dhe do ta kalojnë më lehtë epideminë.

Le të marrim masa së bashku për të mbrojtur prindërit dhe të afërmit tanë!

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Këshillat: COVID-19 dhe pacientët me kimioterapi e kortizonike
Previous article NDËRROJN JETË NGA COVID-19 ISH-KOMANDANTI I FORCAVE TOKËSORE NË TURQI/ Ministri: Testi i parë i doli negativ, por më pas…

Delo.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT