Analisti i njohur Ilir Demalia ne nje postim ne profilin e tij ne rrjetet sociale, i con nje mesazh atyre qe i quan “barbarisë së Rilindjes se oligarkëve të krimit”.
“Teatrin nuk do ta marrësh. Teatri do të jetê fundi marrëzisë dhe krimit tënd”, shkruan Demalia.
POSTIMI I PLOTE:
Teatri do të jetë fundi i marrëzisë dhe krimit tënd me Tiranën
Ndal barbarisë së Rilindjes se oligarkëve të krimit. Teatri do të jetë Vaterloja e mbrojtjes së vlerave të mbetura historike, kulturore, urbane të kryeqytetit, Tironës së mrekullueshme.
Të gjithë bashkë për t’i thyer hundët barbarisë së Ramës, Kanakarit tij të Bashkisë, Fushës dhe gjithë oligarkisë së krimit dhe barbarisë.
KM-së po I kuptoj sot Konicën që ai pretendon se e ka mësues, gjithmonë ngele fasadist o KM!
Ja çfarë të shkruan Konica për Tiranën që ti, më kastën e oligarkëve të krimit, I ke zënë jo vetëm kodrat si nje varg safirsh dhe amerhystesh, por edhe malin e Dajtit. Po Teatrin nuk do ta marrësh. Teatri do të jetê fundi marrëzisë, gopsillëgut dhe krimit tënd.
Ja çfarë shkruante Konica në Gazeten e Re në Tirane në 1928: Hapni nje penxhere në Tirane dhe hidhni nje sy jashtë: ku mund të këtë një naturë çuditërisht më të bukur se brigjet e kalterta që por si nje varg safiresh dhe amethystesh të medha rrethojne Tiranën. Me vone ne gazeten Dielli në 28 tetor 1929 do të shkruante: Ky vend vërtete është i bekuar më një mije bukurira, por është e shkelur nga një turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtje kundër bukurisë.
Foto Ura Tabakve dhe qendra Tiranës si ka qenë.