• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESAZHI “GREK OSE VDEKJE”/ Ekstremisti 35-vjeçar paralajmëroi sulmin në Gjirokastër (VIDEO)
Home
Breaking News

MESAZHI “GREK OSE VDEKJE”/ Ekstremisti 35-vjeçar paralajmëroi sulmin në Gjirokastër (VIDEO)

28 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 35 vjeçar me prirje radikale greke ka sulmuar me armë paraditen e sotme policinë, gjatë kohës kur në fshatin Bularat të Gjirokastrës zhvilloheshin festime të minoritetit grek.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Sipas policisë, patrulla është qëlluar me armë, sapo makina e policisë kishte ndaluar në fshat. Fatmirësisht asnjë nga policët nuk u qëllua me armë dhe vetëm xhamat e makinës janë thyer.

“Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë” thuhet në njoftimin zyrtar.

Duke parë se 35 vjeçari ishte i armatosur rëndë, në jug të vendit janë nisur forcat speciale RENEA. Një helikopter ka nisur të patrullojë zonën përreth për të kërkuar Kostandinos Kafiças, që është zhdukur në fshatrat përreth Gjirokastrës.

Kafiças duket se e kishte planifikuar më parë sulmin me armë ndaj policisë. Në Facebook, kuptohet se ai udhëtonte shpesh drejt Bularatit dhe bënte thirrje për ngritjen e minoritetit në luftë për atë që e quan “Vorio-Epir”. Pavarësisht propagandës dhe aktivitetit ekstremist dhe radikal, Kafiças nuk duket të ketë pasur probleme me policinë apo me organet e tjera ligjzbatuese.

Madje në një status në Facebook, ai kishte paralajmëruar sulmin me armë në 28 tetor, me mesazhin “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur spekullimet. Duke parë fotot që ka publikuar në Facebook, ekstremisti grek, përflitet se një grup komandosh greke, kanë kaluar kufirin për ta ndihmuar të arratiset. Kjo foto e publikuar disa ditë më parë nga Kafiças në rrjetet sociale, i ka dhënë krahë spekullimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Fillon ndeshja në Krujë, Kastrioti dhe Luftëtari në "luftë" për SHPËTIM
Previous article Luhet “derbi i veriut”/ Por numri i biletave të shitura në Elbasan është “i frikshëm”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT