• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mesazhet kryesore/ Rama: Xhafaj s’ka pse të përgjigjet moralisht as ligjërisht. S’kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve (VIDEO)
Home
Shqipëri

Mesazhet kryesore/ Rama: Xhafaj s’ka pse të përgjigjet moralisht as ligjërisht. S’kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve (VIDEO)

16 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaron se audiopërgjimi i publikuar nga PD është “maskaradë e opozitës” me qëllim destabilizimin dhe se nuk ka asnjë provë për të implikuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në mbledhjen e grupit PS-së, Rama tha se ka marrë mbrëmë pergjigjet e analizava nga një laborator shkencor që ka vërtetuar se audiopërgjimi nuk është autenik dhe se nuk është provë kompromentuese ndaj ministrit, prandaj Xhafaj nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjerisht.

Rama tha se opozita “vulëhumbur dhe ‘pa atdhe” e tronditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të çlirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga dhumi i mbledhur prej tyre në prokurori e gjykata për 20 vite ata janë vërsulur me tërbim”. Prandaj paralajmëroi se për këtë që ai e quajti “maskaradë” do përgjigjet dikush dhe me burg.

Disa nga deklaratat e Rames ne mbledhjen e grupit PS

Audiopergjimi nuk eshte prove kompromentuese ndaj ministrit 

Rama: Berisha tha materialin audiokomprementues dhe shtoi se dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi frikë se mos na e vrasin.   Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer një nga laboratorët më të mëdhenj të botës. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi  përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin. Nuk ka vlerë ligjore konkluzive. 

…

Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve

Rama: Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve por nuk jemi as njerëz që i kërcasim dhëmbët organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nga organet e drejtësisë.

 Akuzat sot nuk vijnë nga organi  i drejtësisë nuk kanë asnjë vlerë por nuk mund të neglizhohen dhe as nuk mund të lihen me sqarimet e radhës. Pasi në majë e thikës së tyre qëndron një material konkret.  Për audio përgjimin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Por sot që flasim ministri i Brendshëm nuk mund të përgjigjet ligjërisht jo e jo, por as moralisht.

Nga rizbulimi i dënimit të formës së prerë në Itali të vëllait të Ministrit të Brendshëm për të cilin nuk ka pasur që do të thotë se pavarësisht llogjeve të kazanit politik e mediatik të opozitës dhe jo vetëm. Pavarësisht teorive të revolucionarëve që kërkojnë drejtësi por që në jetën e tyre nuk kanë lexuar një ligj të vetëm   

…

Rama:… Gojë të shqyera të politikës fekale dhe fekaleve të kanaleve  mediatike. Politika nuk është maskarallëk kolektiv….

…

Rama: Jam i gatshëm të bëhem copë dhe do ta bëj për të mbrojtur punën e një ministri apo kryetari bashkie që ia di dhe vlerësoj punën që bën edhe kur ka kundërshtarë. Por nuk kam qenë dhe as nuk do asnjëherë të angazhoj PS për të bërë avokatin kur është fjala për tu përballur me organin e drejtësisë cilado qoftë drejtësia. 

….

Ekspertizë shkencore për audiopërgjimin, hetim per vellane e Xhafes

Rama tha se kishte kërkuar ekspertizë mbi autencitetin e audiopërgjimit nga një agjencia e specializuar ndërkombëtare si dhe informacione lidhur me të vërtetën e të vëllait të Fatmir Xhafës, Agron Xhafa.

Edi Rama: Paralelisht me kërkesën e menjëhershme publike të kryetarit të grupit parlamentar për një hetim imediat nga prokuroria të materialit audio të shfaqur  nga opozita e cila ka marrë përgjjegjësinë e autencitetit të incizimit, kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizë shkencore të këtij materiali dhe kam vënë në lëvizje burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnere mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Maskarade e destabilizuese e opozites për të nxitur destabilizim të qeverisë

Kryeministri tha se audiopërgjimi është publikuar dhe në faqet e facebook të kryeministrave të BE dhe ka per qellim krijimin e nje reaksioni destabilizues të qeverisë së tij por dhe për të mos çelur negociatat.

Rama: Opozita spo lë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë. Po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë Shqipërinë në këto metra të fundit të një rrugëtimit të gjatë drejt një stacioni historik. Po minojnë dhe hedhin në erë negociatat. 

Ministri ynë i Brendshëm na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan madje, jo në Europë, pëllet Saliu, natyrisht pasmeje e familjes time. Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer më shumë se 15 vjet më parë. Dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm nga media jonë e cila pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot sa shumë herë të tjera kishte publikuar këtë fakt ndër vite por dhe në të gjitha faqet e facebook të kryeministrave të vëndeve anëtare të BE-së.

Ministri i Brendshëm, dora vetë paska qenë dhe një diversant në krye të reformës në drejtësi, ku qenka infiltruar për të desantuar në fshehtësi një nen klandestin, me qëllim mos ekstradimin në Itali të vëllait të tij, por lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën sy fajkua e hundçakall e cila e zbuloi edhe këtë “akt mafioz” legjislativ kaq tronditës dhe për mediat tona të cilat nuk e mblodhën dot veten për të bëë një verifikim të thjeshtë fare duke u bërë një pyetje të vetme partnerëve të EURALIUS dhe OPDAT. Madje ministri i Brendshëm nuk qenka vetëm fshehësi i dënimit të vëllait, dhe as vetëm injektues i fshehtë i një “neni kriminal” të konventës europiane në ligjin e vendit për të mbrojtur vëllanë nga ekzekutimi i dënimit. 

Hataja që ka gjetur punët e brendshme të vendit është ku e ku më e madhe sepse ministri i Brendshëm qenka vetë kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës, ku vëllai i tij si pjesëtar aktiv i saj u kap nga opozita në veprim e sipër, gjatë një bashkëbisedimi kriminal me një bashkëpunëtor të quajtur X. 

Dhe kjo provë ulëritëse mori dhenë në mediat tona dhe në tërë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. 

E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e tërë kjo shfaqje politike me disa akte, ditë pas dite, nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, nuk do të kishte baltosur Shqipërinë në sytë e disave jashtë vendit që mezi presin të reja nga PD e Shqipërisë për të ngritur zërin me pseudo argumente të ri në parlamentet e tyre kundër çeljes së negociatave dhe mbi të gjitha nuk do të kishte synuar qëllimisht nxitjen e një reaksioni destabilizues për qeverinë legjitime të këtij vendi. Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese. 

E vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës  dhe për ti thënë shqiptarëve, dhe sa të jetë Edi Rama në qeveri, Ministrat e Brendshëm nuk mund të jenë asgjë tjetër veçse eksponentë të lartë të botës së krimit global.

Si e tillë maskarada kësaj here meriton përgjigje të qartë në rrafshin politik dhe përgjigje shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal. Paralelisht me kërkesën e menjëhershme publike të kryetarit të grupit parlamentar për një hetim imediat nga prokuroria të materialit audio të shfaqur.

ERTV Live😊: Mbledhje e Grupit Parlamentar të PS – Fjala mbi ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave dhe qëndrimi mbi çështjen publike të Ministrit të Brendshëm

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 4 mënyra me stil sesi meshkujt shqiptarë po e veshin dizajnin me lule (FOTO)
Previous article Audiopërgjimi për vëllain e ministrit Xhafaj, deputeti i PS: I pavërtetuar. Po presim drejtësinë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT