Vendimi i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për djegien e mandateve të deputetëve, si kërcënim nga ndërtimi I organeve të drejtësisë dhe për të shpëtuar nga humbja e zgjedhjeve lokale.
Posti I deputetit është shumë I rëndësishëm. Një deputet ka shumë privilegje që nga rroga, dietat imuniteti, zyra, stafi, pagesa për karburant dhe telefon qera e deri te e drejta për të mare kredi të butë.
Disa nga listat e PD-s dhe LSI-s janë të tunduar të futen në parlament. kjo ka sjellë Basha dhe Monika të marrin masa duke “kërcënuar” çdo kandidat që I lind e drejta në bazë të ligjit të marrë mandatin.
Duket se shantazhet nga zyrtarë të lartë të partive kanë nisur “shantazhet” ku: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se çdo kandidat që merr mandatin e deputetit, do konsiderohet si tradhtar. “Çdo kush që del kundër, është tradhtar i interesave kombetarë”, ka thënë Bardhi dy ditë më parë.
Ndërkohë që deputeti Flamur Noka ka deklaruar se kushdo që merr një mandat të djegur nga PD, do ketë pasoja të rënda. “Çdo kush që mund ta çojë në mend, nuk do të ketë punë me ne, por me qytetarët”, ishte ndër të tjera mesazhi i Nokës.
Përgatiti: AlpeNews.al