Dërgimi i mesazheve me mesazh elektoral në celularët e qytetarëve nga partitë politike apo kandidat është i paligjshëm. Kështu deklaroi Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi i cila ka paralajmëruar për penalizime të të gjithë subjekteve zgjedhore që e kanë bërë apo do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Dërgimi i SMS konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale. Çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik do të penalizohet sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Të ndalohet menjëherë çdo përpunim i paligjshëm i të dhënave personale”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë vjen pas mesazhit të Belind Këlliçit që po qarkullon në rrjet i dërguar tek celularët e qytetarëve, ku u bën thirrje ta votojnë në 14 maji.



