• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHET E FORTA TË AMBASADORËVE PARA LARGIMIT/ Nga pastrimi i DREJTËSISË i Lu-së tek Arvizu dhe…
Home
Ekskluzive

MESAZHET E FORTA TË AMBASADORËVE PARA LARGIMIT/ Nga pastrimi i DREJTËSISË i Lu-së tek Arvizu dhe…

23 August, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri, ka qënë gjithnjë kyç përsa i përket zhvillimeve kryesore në vend, politike por jo vetëm.
Në ditët e fundit të mandatit të tij, Donald Lu ka folur për herë të fundit duke dhënë mesazh të fortë para ikjes së tij.
Ajo që ambasadori i “mëshoi” fort vitin e fundit, ishte pikërisht procesi i Vetting-ut, reforma në drejtësi. E sigurisht, në fjalët e tij, kjo pjesë pati dhe rëndësinë më të madhë.
Ndryshe nga paraardhësi i tij Arvizu, që në mesazhin e fundit foli më tepër për politikën dhe “sjelljen” e politikanëve.

Mesazhi i Donald Lu para largimit:

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë!” Kjo është një nga frazat më të njohura të Donald Lu-së, e cila nuk mungoi as në përgjigjjet që ai i dha disa pyetjeve  për ecurinë e vetting-ut dhe të ngritjes së institucioneve të reja. Optimizmi dhe besimi se procesi po ecën në drejtimin e duhur është mesazhi kryesor i ambasadorit amerikan, i cili mbështet pa rezerva organet e vetting-ut.

“Kam besim që reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale për popullin shqiptar. Po largon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe po konfirmon ata të ndershmit për të vazhduar punën e rëndësishme të gjykatave. Rezultatet janë mbresëlënëse. Komisioni i vetting-ut ka shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë si dhe ka konfirmuar 27. Ndërkohë që disa nga rastet do të apelohen, procesi përfaqëson një hap madhor përpara drejt një gjyqësori të drejtë dhe të pavarur. Qytetarët e zakonshëm tani duhet të presin të kenë gjyqtarë dhe prokurorë të rivlerësuar dhe të pastër, që nuk do të kërkojnë më ryshfete dhe nuk do t’i përgjigjen më trysnisë politike. Më në fund, qytetarët mund të kërkojnë dhe të presin drejtësi të vërtetë”, deklaron Donald Lu.

Por, a është ambasadori amerikan i shqetësuar nga vonesa në ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së? Ambasadori Donald Lu thotë se ndan të njëjtin shqetësim sikurse edhe opozita për vonesën në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, por beson se ky proces nuk do të vonojë.

Me këtë rast, Donald Lu ka një apel për të gjithë: “Jam dakord me opozitën se është imperative që organet e reja gjyqësore të ngrihen shpejt. Kjo do të lejojë emërimin e një prokurori me mandat të plotë, emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, si dhe krijimin e SPAK dhe BKH. Besoj se jemi pranë krijimit si të KLP edhe të KLGJ. Këshillit të Lartë Gjyqësor i duhet vetëm një gjyqtar i guximshëm i gjykatave të apelit për të dalë vullnetar që të shërbejë në Këshill. Kam besim që në javët e ardhshme ky proces do të përmbyllet dhe do të ecet përpara me emërimin e gjyqtarëve të rinj, SPAK dhe BKH. Procesi i vetting-ut po funksionon. Jemi shumë pranë hyrjes në fazën tjetër të reformës”.

Mesazhi Alexandër Arvizu në largimin e tij në 2015:

Arvizu veç se ishte dhe ambasadori që ndejti më gjatë në detyrë, ishte dhe ai që i “pa” të dyja forcat kryesore në qeveri. Kjo pasi qendrimi i tij në Shqipëri zgjati gjatë viteve 2010-2015.
Para se të largohej, në intervistën e tij të fundit ai bëri disa “paralajmërime” për politikanët.

“Ata që kualifikohen për të marrë vizë për në SHBA, duke nisur nga nesër, do kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet. Pra, viza e marrë është tri vjeçare”, ka thënë Arvizu. Ai i ka dhënë dhe një mesazh të fundit mazhorancës, që të mos jetë arrogante. “Ndoshta politikanët duhet të jenë të kujdesshëm kur shprehen. Të pasurit një mazhorancë të fortë është një luks politik por edhe një detyrim, sepse atë mazhorancë e kanë votuar njerëzit. Mos jini shumë arrogantë, ky do të ishte mesazhi im për mazhorancën”, tha Arvizu.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOMBA E MERKATOS/ MILANI ka arritur AKORDIN me SUPER LOJTARIN E PSG
Previous article ÇMENDURIA E RADHËS/ REALI ofron 38 milionë euro për SUPER lojtarin e vet (DETAJE)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT