• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESAZH SHKODRANËVE/ Mjeku Arben Beqiri: Babai im qëndroi 30 vjet brenda nga komunizmi, unë do duroj 30 ditë
Home
Breaking News

MESAZH SHKODRANËVE/ Mjeku Arben Beqiri: Babai im qëndroi 30 vjet brenda nga komunizmi, unë do duroj 30 ditë

14 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kirurgu i njohur Prof. Dr. Arben Beqiri, ka dalë me një thirrje për qytetarët shkodranë, pasi ky qytet është kthyer në një ‘vatër të nxehtë’ të situatës nga koronavirusi.

Përmes një video-mesazhi, kirurgu bën thirrje për autoritetet dhe qytetarët gjithashtu, për një qasje edhe më të kujdesshme por edhe më agresive në menaxhimin e situatës.

Në thirrjen e tij për shtetin, kirurgu kërkon që të intensifikohet testimi në masë i qytetarëve dhe personelit shëndetësor.

Ndërsa në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për qytetarët shkodranë, mjeku u përcjell këto fjalë: “Kerkon kurajo te mos takosh prinderit, t’ua lesh ushqimet te dera, te respektosh te gjitha porosite per distancimin social. Qytetaret e Shkodres mund te kene shume mungesa, te cilat vetem sa jane shtuar dhe perkeqesuar keto dite.

Por shpirtin e kurajos, sakrifices, burrnine e kane patur gjithmone me bollek!”

Mesazhi i plotë:

Te dashur vellezer e motra shkodrane.

Me shqetesim po percjell lajmet e diteve, ne fast te oreve te fundit per perhapjen e Covid 19 ne qytetin tone.

Per shkak se Shqiperia eshte ne nje mbyllje totale prej me se nje muaji dhe nuk importon me raste nga jashte, si rrjedhoje cdo vater e re qe krijohet eshte rezultat dhe pasoje e drejtperdrejte e rasteve,qe kane qene ne kontakt me nje te infektuar, por qe nuk jane testuar, nuk jane izoluar, duke infektuar keshtu te tjere dhe per pasoje duke krijuar vatra te tjera te nxehta te perhapjes se Sars-Cov2.

Shkodra duket se eshte tashme nje vater e nxehte e Covid 19.

Te dhenat per kete virus tinzar tregojne, qe nje perqindje e larte e personave te infekuar jane pa simptoma dhe mund t’ua transmetojne lehtesisht te tjereve kete semundje, per disa prej te cileve mund te jete edhe vdekjeprurese.

Ne profesionin tim si mjek prej rreth 30 vitesh, gjithmone nese dicka nuk ka shkuar mire ne trajtimin e te semurit, problemin, veprimin ose mosveprimin, apo edhe arsyet e deshtimeve te rralla i kam kerkuar tek vetja, ndoshta tek semundja, asnjehere tek i semuri.

E pra sot kam nje thirrje te dyfishte:

Te paren per autoritetet shqiptare pergjegjese per menaxhimin e situates , qe te intensifikoje testimin ne mase te popullates e para se gjithash te personelit mjekesor pa perjashtim dhe ne menyre te perseritur.

Testimi dhe investigimi epidemiologjik shume me agresiv i shoqeruar me izolimin e te infektuarve dhe trajtimin e te semureve eshte e vetmja rruge per kufizimin e perhapjes dhe me pas rikthimit gradual ne normalitet. Ne kete moment eshte tejet jetike transparenca maksimale mbi shifrat e te infektuarve , te te hospitalizuarve si edhe atyre qe fatkeqesisht humbasin luften me kete virus.

Thirrjen e dyte e kam per ju bashkqytetare:

Kerkon kurajo te mos takosh prinderit, t’ua lesh ushqimet te dera, te respektosh te gjitha porosite per distancimin social.

Qytetaret e Shkodres mund te kene shume mungesa, te cilat vetem sa jane shtuar dhe perkeqesuar keto dite.

Por shpirtin e kurajos, sakrifices, burrnine e kane patur gjithmone me bollek!

Ata jane ngujuar shpesh ne historine e tyre te lavdishme ne keshtjellen e tyre nga turqit, ne qytetin e tyre nga sllavet , ne lirite e tyre per gati gjysem shekulli nga komunizmi, por asnjehere nuk jane mposhtur.

Me me pak buke, por me me shume art dhe kulture, ato jane bere shembull per te gjithe Shqiperine.

Ne fillimin e kesaj pandemie i telefonova nje miku te babait tim dhe timin gjithashtu me banim ne Shkoder dhe nder te tjera e porosita qe te mos dilte jashte shtepise dhe te mbante distance edhe me ato rreth tij.

Ai mu pergjigj : babai im (nje ish klerik i izoluar ne kohen e diktatures) ka ndenjur mbyllur ne shtepi per 30 vite pa kaluar pragun e deres, sigurisht une mund te duroj edhe 30 dite.

Do te doja t’ua transmetoja edhe ju te gjitheve kete mesazh.

Qendroni ne shtepi respektoni distancimin social.

Shpejt kohe te mira do vine per secilin nga ne dhe per te gjithe qytetin e vendin ne teresi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JA SI E FRENUAM COVID-19 NË FIER"/ Kryebashkiaku Subashi: PD përhapi panik, e vërteta e grumbullimit të romëve
Previous article KORONAVIRUSI NË FRANCË/ shënon 762 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, totali 15 mijë e 729

F.autor

Postime të ngjashme

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë Aktualitet

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti Aktualitet

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT