Në një bisedë online me pjesëmarrësit e programit LEAD Albania, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u kërkoi “Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim”.
Ambasadorja Kim e nxiti grupin që të mbeten të vërtetë brenda vetes së tyre dhe të udhëheqin me integritet ndërsa kalojnë në pozicione drejtuese më të larta.
“Programi LEAD, një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, u jep profesionistëve të rinj dhe të talentuar përvojën e parë të punës në institucione qeveritare shqiptare” theksohet në postimin e ambasadës së amerikane në Tiranë.
Por mesazhi i Kim për të rinjtë “Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim” duket se është një sinjal indirekt edhe për politikanët shqiptarë në këto momente kur bisedimet janë intensive për cështjen e reformës zgjedhore dhe ndasitë janë të mëdha.