• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESAZH PËR KRISHLINDJET/ Imzot Frendo: Falni dashuri dhe kujdesuni për njerëzit në nevojë, ta bëjnë edhe politikanët
Home
Sociale

MESAZH PËR KRISHLINDJET/ Imzot Frendo: Falni dashuri dhe kujdesuni për njerëzit në nevojë, ta bëjnë edhe politikanët

23 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Arqipeshkvi Metropit Tiranë Durrës, Imzot George Frendo, në prag të festës së Krishtlindjeve ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë.

Imzot Frendo në mesazhin e tij ka theksuar rëndësinë e të dhuruarit dashuri dhe ndihmë personave në nevojë. Ai shtoi se një gjë të tillë duhet të bëjnë edhe politikanët.

Ai thekson se ato nuk duhet që të mendojnë për interesat e tyre personale dhe partiake , por për të mirën e përbashkët të vendit dhe të qytetarëve.

“Shën Nënë Tereza tha: “Krishtlindja është çdo herë që ti e lejon Hyjin të dojë të tjerët nëpërmjet teje”. Sa të bukura janë këto fjalë! Domethënë e lejojmë Zotin që, nëpërmjet nesh, të lindë përsëri si dashuri e mishëruar. Më dashurinë tënde ndaj të tjerëve ti bëhesh vegël që të pasqyrohet dashuria e Hyjit ndaj tyre. E pse kjo dashuri përkujton Krishtlindjen? Sepse Krishtlindja është misteri i madh i dashurisë shumë bujare të Hyjit për njeriun.

Krishtlindja na kujton se nuk kemi të drejtë ta mbajmë gëzimin tonë vetëm për vete. Gëzimi është një nga frytet e Shpirtit Shenjt, që duhet ta ndajmë dhe ta përhapim me të tjerët. A e dini çfarë bëri Maria pasi kishte marrë lajmin nga engjëlli se do të bëhej nëna e Jezusit shpëtimtar? Shkoi më nxitim tek Elizabeta, e cila, e shtyrë në moshë, mrekullisht ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë së saj. Shkoi tek Elizabeta për ta ndarë gëzimin e saj me kushërirën e vet, por edhe për ta ndihmuar Elizabetën në muajt e fundit të shtatzanisë së saj.

Pra mendo pak për mënyra të ndryshme si ti mund të tregosh një dashuri më bujare ndaj të afërmit tënd. Fute dorën në xhep, nxirr lekë sa të mundesh, jepua të varfërve. Edhe ata kanë të drejtë për pak gëzim. Në këtë mënyrë të siguroj se do të bëhesh më i pasur sesa ke qenë më parë, sepse ke fituar një thesar në qiell.

Në këtë moment a mund të mendoni për ndonjë person që, në këtë kohë aq të veçantë, ka nevojë që ti ta ndash gëzimin tënd më të? A mund të bëhesh për të postier apo postierë gëzimi, dukë i dhuruar buzëqeshjen tënde, dashurinë tënde, e ndoshta edhe ndonjë dhuratë të vogël? A ka, afër shtëpisë sate, një plak ose një çift pleqsh që banojnë vetëm e nuk kanë pasur asnjëri për t’i uruar: “Gëzuar Krishtlindjen”? Dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm ne, por edhe politikanët dhe ata që kanë në dorë fatin e vendit tonë.

Në lindjen e tij Jezusi bashkohet me më të varfëritë. Ai i ka mbrojtur dhe edhe ne duhet t’i mbrojmë. Jezusi na tha se ne mund, madje duhet, ta takojmë në personin e atij që është i uritur, i etur, i zhveshur, i sëmurë dhe pa streh.

Shkrimtari i famshëm hebre, Jonathan Sacks (i cili vdiq para një viti) ka shkruar: “Një komb është i fortë kur kujdeset për të dobëtit; bëhet i pasur kur kujdeset për të varfrit; bëhet i palëndueshëm kur kujdeset për të lënduarit”. Nëse interesohemi për të ardhmen e demokracisë, duhet të rizbulojmë atë qëndrim moral që na bashkon njëri me tjetrin në një lidhje dhembshurie dhe kujdesi të ndërsjellët”, ka thënë ai në mesazhin e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E NJË GRUPI "SKIFTERASH" NË FRANCË/ Dënohet me burg Bardh Hoti! Vodhi mbi 150 mijë euro
Previous article PLAS TEK LAZIO/ Ultrasit kundër titullarit të bardhekaltërve: Njeri pa nder. Zhduku nga…

s.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT