• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH PËR 65-VJETORIN E ADEM JASHARIT/ Ruçi: Ditëlindja e Bacës dhe e Shqipërisë së Pavarur, simbolikë e fuqishme….
Home
Politikë

MESAZH PËR 65-VJETORIN E ADEM JASHARIT/ Ruçi: Ditëlindja e Bacës dhe e Shqipërisë së Pavarur, simbolikë e fuqishme….

28 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari. Ruçi shprehet në mesazhin e tij se ditëlindja e Bacës dhe ditëlindja e Shqipërisë së Pavarur janë një përkim dhe simbolikë e fuqishme.

Ruçi kujton betejën heroike të Jasharajve që humbën 55 pjesëtarë dhe të mbijetuarën e vetme, Besartën, duke i kujtuar se nuk është vetëm dhe se me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.

“Adem Jashari, Heroi i Kosovës, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të ishte 65 vjeç. Por prej 22 vjetësh, nga 7 marsi i vitit 1998, ai, familja, miqtë e të afërmit, Kosova, Shqipëria, të gjithë ne, e kremtojmë ditëlindjen e Adem Jasharit pa Adem Jasharin. Dhe pa pothuajse të gjithë pjestarët e familjes Jashari, pesëdhjetë e pesë prej të cilëve u vranë bashkë me të, pas një beteje treditore me mijëra forca, tanke e automjete të armatosura të policisë serbe, në ngjarjen që ka hyrë në histori si masakra e Prekazit.
Jo vetëm ne, bashkëkombasit e Ademit, por të gjithë njerëzit e drejtë e të ndershëm anembanë globit, në ndeshjen midis tankeve e dhunës policore dhe njerëzve që luftojnë për liri, janë me njerëzit, me luftëtarët.
Nga trashëgimtarët e Adem Jasharit ka mbetur vetëm Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e familjes së tij, dhe që në atë ditë të masakrës ishte vetëm 11 vjeç.
Më dhemb dhimbja e Besartës, që nuk uron dot Bacën në këtë përvjetor. Më ther plaga e saj, e pashëruar dhe e pashërueshme, që në këtë përvjetor, në ata që kaluan dhe në ata që do të vijnë, do të jetë pa motrat, vëllezërit, prindët, pa familjarët e saj të dashur. Por Besartës i them se nuk është vetëm. Me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.
Masakra e Prekazit ishte jo vetëm rënia e Adem Jasharit dhe familjës së tij, por një thirrje për burrat dhe gratë e Kosovës, për t’u bashkuar dhe për t’i shkuar deri në fund misionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, ku të gjithë qytetarët e saj të jetojnë të lirë e të barabartë”, shkruan Ruçi.

Kreu i Kuvendit thekson më tej se kjo ngjarje filloi t’i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit kosovar, të udhëhequr nga Ushtria e tij Çlirimtare.
“Ditëlindja e Adem Jasharit përkon me ditëlindjen e Shqipërisë së Pavarur. Natyrisht, kjo është një rastësi kohore. Por ky përkim, që bashkon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me ditëlindjen e heroit që ra për Kosovën e lirë e të pavarur, bëhet një simbolikë e fuqishme.
‘Bac u kry’, ishte shprehja që, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 7 shkurt 2008, sintetizoi mirënjohjen e përjetshme të të gjithë shqiptarëve për veprën e nisur nga Adem Jashari dhe të përmbushur nga Ushtria Çlirimtare, populli dhe institucionet e Kosovës.
Ditëlindja e Adem Jasharit është një moment reflektimi, për të vlerësuar e respektuar veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, të arritur me mbështetjen e në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
Në 65-vjetorin e tij të lindjes është dita të kujtojmë se Adem Jashari dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë, drejtësi të cilën e ka vërtetuar koha.
Sot është dita të kujtojmë se populli, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.
Sot është dita të besojmë se asgjë nuk mund ta errësojë luftën për liri, barazi, drejtësi e dinjitet të Adem Jasharit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit kosovar.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTESË E FSHEHTË? Fero dhe Arbenita i thonë "Po" njëri-tjetrit, shikoni VIDEON për të mësuar më tepër
Previous article URON FESTËN E PAVARËSISË/ Olta Gixhari: Flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë...

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

VRASJA E TURISTIT PORTUGEZ/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi Aktualitet

VRASJA E TURISTIT PORTUGEZ/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT