• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH PAQEJE PARA ZGJEDHJEVE/ Ramazani “bashkon” PS-PD në Durrës (FOTO)
Home
Politikë

MESAZH PAQEJE PARA ZGJEDHJEVE/ Ramazani “bashkon” PS-PD në Durrës (FOTO)

24 April, 2021 s.autor Politikë

Kundërshtarë në bindje politike, por besimtarë të të njëjtit besim. Ndryshe nga politika e cila i ka vendosur përballë njëri-tjetrit në betejën e 25 prillit, besimi i njëjtë dhe respektimi i sakrificës së njëri-tjetrit në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, i ka bërë bashkë në një tryezë iftari, 4 politikanët e rinj të qarkut të Durrësit, Keida Ferra, Jurgis Çyrbja nga Partia Socialiste dhe Agim Baçi e Florian Tahiri, nga koalicioni “Aleanca për Ndryshim”.

Organizatorja e darkës së Iftarit të mbajtur mbrëmjen e së enjtes ishte kandidatja socialiste për qarkun e Durrësit, Keida Ferra. Në këtë darkë merrnin pjesë dhe përfaqësuesi i besimit mysliman, prof.Muhamed Shehi si dhe At Spiro Kostoli e At Gjerasim Cakalli përfaqësues të besimit ortodoks në Durrës.

Në një kohë kur situata politike është e tensionuar, kandidatët për deputetë të qarkut të Durrësit të të dy kaheve politike, të majtë e të djathtë, japin shembullin më të mirë se si duhet të sillet një politikan.

Si Ferra ashtu edhe Çyrbja mbajnë Ramazan ndonëse nuk janë praktikantë të fesë myslimane.

Kandidatja e PS për qarkun e Durrësit tregon se natyra kurioze e saj e ka orientuar drejt librit të shenjtë, Kuranit 6 vite më pare. Leximi i tij ndikoi tek ajo që të agjëronte për të përfituar dobitë që sjell ky akt sakrifice.

“Duke lexuar kupton më shumë dhe krijon bindjen”, thotë ajo.

Ashtu si shumë të tjerë, edhe Keida e ka nisur me agjërimin e natës së Kadrit, e më pas ka vijuar me shtimin e ditëve derisa ka arritur të mbajë Ramazan të gjithë muajin. Ndërsa për deputetin dhe kandidatin Çyrbja ky është viti i dytë që agjëron.

“Ndoshta nuk e dini dhe nuk kam pranuar ta bëj publik besimin tim, duke qenë se është shumë personale si zgjedhje”, thotë ai për “DurrësLajm”, teksa tregon se ky vendim “ka ardhur pikërisht si rezultat i besimit që unë kam ndaj fesë Islame dhe vendosa ta bëj pjesë të përkatësisë sime fetare.”

Si për Ferrën, ashtu edhe për Çyrbjan, angazhimet politike me takime të shumta në terren nuk e kanë vështirësuar misionin e tyre për të shlyer një nga detyrimet e fesë myslimane, agjërimin.

“Pavarësisht se jemi në fushatë elektorale, ia kam dalë me sukses t’i përballoj vështirësitë që imponon kjo situatë“, shprehet deputeti socialist ndërsa iu uron besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA TALLET ME EMRIN KIM DHE PUBLIKON FOTON E KARDASHIAN/ Qytetarët e "masakrojnë" me komente: Ah plak matuf...
Previous article VAKSINIMI/ Kryeministri kanadez merr vaksinën e AstraZeneca-s

s.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT