• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MESATARJA VJETORE/ Euro shënoi nivelin më të ulët historik në vitin 2021
Home
Ekonomi

MESATARJA VJETORE/ Euro shënoi nivelin më të ulët historik në vitin 2021

31 December, 2021 s.autor Ekonomi

Në vitin 2021, një euro u këmbye si mesatare vjetore me 122.44 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar nivelin më të ulët historik si mesatare vjetore, që nga viti 2002, kur monedha e përbashkët filloi të tregtohej fizikisht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”.

 

Deri tani, rekordi minimal historik ishte shënuar në vitin 2008, kur mesatarja vjetore ishte 122.8 lekë. Më pas, monedha e përbashkët nisi një trajektore rritëse, e ndikuar kryesosht nga niveli i lartë i transferimit të fitimeve të sipërmarrjeve të huaja, kryesisht të kompanive celulare, që rritën kërkesën për valutë. Në 2013-n u shënua dhe mesatarja më e lartë vjetore historike, prej 140.26 lekësh. Deri në vitin 2016, kursi ishte i qëndrueshëm mes 139-140 lekëve.

Duke filluar nga viti 2016, monedha e përbashkët shënoi rënie të shpejtë, duke zbritur në 123 lekë në 2019-n, me një nënçmim prej 12.3% nga rekordi i lartë i 2013-s. Në vitin pandemik 2020, euro u forcua lehë në 123.8 lekë, për herë të parë në 7 vjet, e ndikuar kryesisht nga mbiçmimi i fortë i saj në ditët e para të pandemisë, ku bllokimi i fluturimeve shkaktoi përkohësisht probleme me furnizimin e bankave me valutë.

Euro e nisi vitin 2021 në nivelin e 123.6 lekëve, që është dhe niveli më i lartë i shënuar këtë vit. Në verë, një periudhë ku tradicionalisht valutat zhvlerësohen për shkak të prurjeve sezonale nga emigrantët dhe turistët, monedha e përbashkët zbriti deri në 121.3 lekë. Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, euro iu afrua serish nivelit të 123 lekëve, e ndikuar nga kërkesa e lartë për valutë e kompanive shtetërore energjetike për blerje energjie nga importi. Ndërsa në dhjetor, euro filloi rënien që para nisjes së efekteve sezonale, duke zbritur më pas në 28 dhjetor në 120.36 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori 2007, kur euro zbriti për një ditë në nivelin më të ulët ditor të të gjitha kohërave, prej 120.18 lekë.

Arsyet e rënies së euros vitet e fundit

Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros e valutave të tjera varen nga dy faktorë, e para kërkesa dhe oferta për valutë dhe e dyta ecuria e valutave në tregjet ndërkombëtarë.

Teorikisht, ecuria e kërkesë ofertës reflektohet në treguesin e bilancit të pagesave që publikohet nga Banka e Shqipërisë, që mat hyrjet dhe daljet e valutës në vend. Shqipëria është historikisht me deficit, që nënkupton që më shumë valutë del nga vendi, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë për importe, sesa hyn, nga burime si prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga puna jashtë, turizmi etj.

Një përmirësim i deficitit të bilancit të pagesave duhet të çonte në mbiçmimin e monedhës vendase, pasi do të tregonte që në vend po hyn më shumë valutë.

Por, praktikisht ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2016 deri në 2020-n, deficiti i bilancit të pagesave është përkeqësuar (nga -813 milionë euro në -1.1 miliardë euro), por në të njëjtën kohë, monedha vendase u forcua me gati 10% ndaj euros. Aktorët e tregut pohojnë se oferta e euros është nxitur nga aktivitetet informale, me valutën që është kanalizuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kjo tendencë ka vijuar dhe në vitin 2021, ku ekspertët e kontaktuar gjatë vitit nga Monitor kanë pohuar shpesh se në treg ka një ofertë të lartë të valutës, ndërsa kërkesa për të është relativisht e dobët.

 

Fituesit dhe humbësit

Rënia e euros i bën importet më të lira, pasi rreth 70% e importeve bëhen në këtë valutë. Edhe individët që udhëtojnë jashtë për pushime apo arsye të tjera me të njëtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë. Positive është rënie e euros për të gjithë kredimarrësit që i kanë të ardhurat në lekë dhe paguajnë këstet mujore në vautë. Të ndikuar negativisht janë indiviët që paguhen në valutë. Më të humburit nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros në vend janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë në lekë të paktën 12% më pak për të njëjtën sasi të shitur në valutë sesa rreth një dekadë më pare, ndërsa e kanë pothuajse të pamundur që këtë humbje ta reflektojnë në çmim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË SHPËTOJMË NGA COVID-19 NË 2022? Shumica e gjermanëve mendojnë se…
Previous article SOT NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Festë nën "hijen" e Omicron, por pa orë policore

s.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT