Mes vargmaleve të forta të “Thethit” të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare, një grup prej më tepër se dhjetë (10) personash kanë vendosur të marrin përsipër udhëtimin e tyre duke u kacavjerrë drejt hapësirave ku të zë me vështirësi këmba, por pamja që sytë të shohin është mëse e justifikueshme.
Një video-montazh i fotografit @fationplaku tregon se në Tamarë, Lëpushë, Theth, Bogë në prag të sezonit të vjeshtës mund të bësh shumë qejf duke kryer aktivitete si: ecje në natyrë, hiking në mal, kacavjerrje me litar në mal, ecje në kodrina, piknik më njerëzit e tu të dashur, ndalesa në shtigje, hedhje me parashutë (edhe pse tregohet pak e vështirë si mundësi nga erërat e forta të zonës), etj,.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.