• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MES SKAMJES DHE SËMUNDJES/ Gruaja: Bëj jetë qeni, lekët që marr s’më dalin
Home
Breaking News

MES SKAMJES DHE SËMUNDJES/ Gruaja: Bëj jetë qeni, lekët që marr s’më dalin

20 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bukurie Shkurta përveç emrit nuk ka asgjë të bukur në jetën e saj. Me shikim të dobët shkaktuar nga diabeti në fazë të avancuar, gruaja jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në moshë madhore, dy prej të cilëve vuajnë nga ç’rregullime të shëndetit mendor, në një shtëpi të rrënuar në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës.

68-vjeçarja i ngrys ditë e netët e saj në këtë divan të vjetër pranë maces, pa jastëk nën kokë, në të vetmen dhomë të shtëpisë që është mbytur nga lagështia dhe era e rëndë. Pensioni nuk i del as për mjekimin e plotë me insulinë. Mes blerjes se insulinave dhe bukës së gojës ajo zgjedh këtë të fundit

“Marr insulinë, por jo shumë. Lekët që marr s’më dalin, se duhet të ha dhe bukë. Marr ilaçe”, thotë gruaja. Ela është vetëm 22 vjeç, vajza është invalide, me probleme të shëndetit mendor, por është e vetmja që kujdeset për prindërit e moshuar e të sëmurë dhe vëllezërit e saj.

“Jam 22 vjeçe. Mbaj familjen, janë të sëmurë. Të gjithë jemi. Ju lutem të na ndihmoni, të vënë dorën në zemër. Unë s’jam e aftë për punë, por duhet të kujdesem për familjen. Po ika unë, s’ka kush të kujdeset për ta (qan)”, shprehet vajza. Në korridorin e shtëpisë që shërben edhe si kuzhinë nuk ka një dollap ushqimesh, ndërsa të vetmet produkte janë një bukë e mykur dhe një qese miell dhe disa bidonë me vaj të falur.

Familja E Varfer

“Këto që sheh nga i kanë falur. Kur të mbarojnë ato, do rrimë. Do presim rrogën e mamit dhe të babit”, thotë vajza. Ndonëse kjo është vetëm një prej familjeve në kushte të vështira jetese, panorama e këtij fenomeni është më e gjerë. Në bashkinë e re Gjirokastër numërohen 100 familje aplikuese në skemën e ndihmës ekonomike, ku vetëm 50 % e tyre janë përfituese të kësaj skeme, ndërsa pjesa tjetër e tyre mbeten jashtë kësaj skeme për shkak të pamjaftueshmërisë së pikëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMISIONI I BE/ Përgatitje për zgjedhjet evropiane
Previous article Shkodra: Kishte vetëm një mënyrë për ta fituar takimin, trajneri më ka dhënë…

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT