Tre të afërmit që ndërruan jetë dje në fshatin Dushnik të Beratit, si pasojë e asfiksimit në pusin e shtëpisë, janë përcjellë sot për në banesën e fundit.
Ata janë varrosur nga familjarët e tyre, ku ndërkohë në ceromoninë mortore vihet re një numër i madh njerëzish. Pavarësisht pandemisë dhe urdhrit për mos-grumbullim në ceremoni të tilla, njerëzit që i kanë përcjellë tre viktimat kanë qenë të shumtë.
Kamber Hoxha 77 vjeç, u fut në pus për të hequr një palë shkallë. Dy nipërit e tij Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi u futën që ta shpëtojnë, por vdiqën tragjikisht bashkë me të.