• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERRET VENDIMI/ Sunny Hill Festival do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë, ja datat
Home
Sociale

MERRET VENDIMI/ Sunny Hill Festival do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë, ja datat

20 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Sunny Hill Festival do të mbahet dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe në atë shqiptar, në Tiranë. Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe Sunny Hill Festival.

Në deklaratë thuhet se Sunny Hill Festival do të mbahet në Prishtinë në datat 4-7 Gusht, data këto që u parashikuan më herët që festivali të mbahej në Tiranë.

Por duket se me vendimin e fundit, këto data janë zhvendosur nga fundi i muajit Gusht, përkatësisht në 26, 27 dhe 28 Gusht.

Sjellim në vëmendje se për këtë Festival u bë një zhurmë e madhe pasi disa ditë më parë u tha se Sunny Hill Festival u zhvendos nga Prishtina në Tiranë, për shkak se qeveria e Albin Kurtit në Kosovë nuk dha leje për zhvillimin e aktivitetit, si pasojë e një përplasje me komunën e Prishtinës. Thuhej se vonesat e shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës e detyruan Dua Lipan që eventin ta mbajë në Tiranë.

Duket se mosmarrëveshjet janë zgjidhur dhe tanimë Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë. Po ashtu për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival:

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 Gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE PËRMENDNI ÇAMËRRINË S'KA INTEGRIM NË BE"/ Idrizi i përgjigjet ashpër ministrit të Jashtëm grek: Gjuhë arrogante që duhet të na shqetësojë...
Previous article MOS I KOMBINONI KURRË/ Arsyet pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi Aktualitet

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital Aktualitet

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT