• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERRET VENDIMI PËRFUNDIMTAR/ Shkarkohet nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Home
Aktualitet
Kronikë

MERRET VENDIMI PËRFUNDIMTAR/ Shkarkohet nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

9 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA.

Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pasi KPA, institucion në të cilin ka qenë anëtar, vendosi ta shkarkojë nga detyra.  Ai ka thënë se KPA shkeli Kushtetutën dhe se do i drejtohet Strasburgut.

Ndërkohë që SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet tya zëvendësonte Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues gjyqtari vijonte i qetë punën.

Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.

Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Plagoset me armë në hotel një 20-vjeçar, Policia e Durrësit zbardh ngjarjen
Previous article RINDËRTIMI/ Ahmetaj: Shtohen 7 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen Aktualitet

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT