Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për Arkimed Lushajn, djalin e Sali Lushajt që njihet si ish truproja i Sali Berishës.
I njohur me emrin e artit “Stresi”, ai do të gjykohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.
Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokuroisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri.
Ai ishte pergjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.
Pas këtij përgjimi ne momentit ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti ne hotel edhe nje armë tjeter.
Këngetari, kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqeruar për një vepër tjetër penale.


