• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MERRENI VËLLAIN 15 VJEÇ, SHKULJANI KRAHËT”/ Shqiptari mizor që donte të bëhej padron i Romës: Zoti jam unë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MERRENI VËLLAIN 15 VJEÇ, SHKULJANI KRAHËT”/ Shqiptari mizor që donte të bëhej padron i Romës: Zoti jam unë

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Elvis Demçe, 36-vjeç një prej shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe kriminale rivale në Romë e konsideronte vete Zoti.

Sot mediat italiane kanë rikthyer sërish në vëmendje përplasjen mes dy grupeve shqiptare që morën në qafë njëri tjetri për shkak të sherreve të njëpasnjëshme për territor.

Shqiptarët donin të merrnin Romën për ta mbushur me drogë. Para e pas vdekjes së Fabrizio Piscitellit. Por skeptrin e donte vetëm njëri, Elvis Demçe, i cili me Diabolikun ka pasur afërsi.

Romën e donte të gjithën për vete, pa ndarë asgjë me askënd. I dhunshëm, i paskrupullt, i gatshëm për të vrarë, sepse ‘Zoti jam unë’.

Për këtë arsye kishte tentuar të eliminonte edhe bashkatdhetarin e rivalin e tij më 2019, kapon e një grupi tjetër, Ermal Arapaj. Tani janë të dy në burg, bashkë me 25 të tjerë.

Drogë, zhvatje, e për Demçen e grupin e tij edhe akuza për akte mafioze. Një sukses për karabinierët e bërthamës investigative të Romës dhe të kompanisë Frascati. Midis Prenestinos, Pontinos, Castelli Romani e Velletrit, shqiptarët ishin padronë të tregtisë së drogës.

Ndër vite Demçe e Arapaj ishin urryer aq sa kishin programuar vrasjen e njëri-tjetrit. Ndërkohë që Demçe ka qenë i arrestuar për një vrasje, për të cilën më pas iu hoqën akuzat.

Arapaj i kishte marrë territorin. Një tentativë vrasjeje kishte dalë pa sukses dhe Arapaj e kishte plagosur vrasësin. Plani për të eliminuar Demçen u prish nga arrestimet. Për të ishte gati një Steyer kalibër 40 dhe 12 fishekë. ‘Ai do pushtet, po këtu jam unë. Unë nuk iki, ik ti po deshe’, thoshte. ‘Me këtë është e sigurt që vdes’, i kishte sugjeruar gruaja duke i treguar pistoletën Steyer.

Në thelbin e urrejtjes qëndronin pazaret e drogës me porosi të bëra edhe në Kolumbi. Zhvatjet me zjarrvënie dhe pengmarrjet për ata që nuk paguanin borxhet. Demçe për dy vëllezër ‘pusher’ në San Basilio kishte vendosur një ndëshkim të tmerrshëm. I detyroheshin 100 mijë euro. Ai dha urdhrin: ‘Merrini vëllanë 15-vjeçar dhe shkulini të dy krahët’.

Fraza të denja për mafiozët më të pamëshirshëm. Demçe mbante kontakte me kamorristët e klanit Mazzarella, për të cilët ishte përpjekur të mblidhte disa borxhe. Por fiksimi i tij ishte të eliminonte Arapajn. Më 2020 iu thoshte të tijve: ‘Këtu ka vetëm një kishë. Këtu edhe kalldrëmet janë tanët’. Pastaj: ‘Duhet t’i thuash që në fillim do ta ndaj copash e pastaj do t’i hedh copat nga ballkoni. Kur flas unë, ka marrë fund, është dënim me vdekje. Këtu është ISIS’. Gjithmonë për Arapajn: ‘Duhet t’ia shkulni të gjithë dhëmbët’.

Demçe frekuentonte lokalet e Ponte Milvio, mbretëria e Diabolikut, dhe Coco Loco, ku punonte Adrian Pasku, i vrarë në dhjetor. Nuk ka përgjime që të vërtetojnë kontakte mes tyre, por nuk përjashtohen.

Për hetuesit është edhe një grua, e arrestuar, e rëndësishme për grupin e Arapajt: kolumbiania Maribel Tellez Fajardo, e veja e Luigi Pietrosantit, trafikant kokaine në Castelli Romani. Ajo merrej me dërgesat e kokainës në Itali nga Kolumbia, Spanja e Greqia. Shkoi keq dhe Arapaj po mendonte hakmarrjen. ‘Do ta marr peng e në dreq të vejë. Maribel më doli garant, o të më japë paratë ose…’.

Demçe bënte kërcënime të egra ndaj rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Ermal Arapaj ishte kthyer së fundmi në rivalin e tij mes dëshirës për të marrë sa më shumë territor. Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para. Ata kishin përfituar nga koha kur Demçe ishte në burg për të marrë një nga “farmacitë” e tij. Në korrik të vitit 2020 Demçe kishte planifikuar një sulm për eliminimin e Arapajt.

Një pritë që Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, me porosi të Demçes. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes  dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 23 VJEÇARIT NË ANGLI/ Ekstradohet në Britaninë e Madhe shqiptari i akuzuar për vrasje
Previous article "NDAJE MENDJEN ME KË JE"/ Artan Hoxha me kërkesë publike, reagon këngëtari që këndoi me Berishën e Bashën

Delo.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT