• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR POSTIN E RËNDËSISHËM/ Damian Gjiknuri në krye të reformës zgjedhore
Home
Politikë

MERR POSTIN E RËNDËSISHËM/ Damian Gjiknuri në krye të reformës zgjedhore

18 March, 2019 F.autor Politikë

Pas shkarkimit si ministër i Energjetikës, deputetit Damian Gjiknurit, i është besuar detyra e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, post i cili do të koordinojë në punën për reformën zgjedhore. Propozimi i kryeministrit Edi Rama mori votat unanime sot në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. Më herët këtë detyrë e mbante Bledi Çuçi, po për shkak të emërimit të tij si ministër i Bujqësisë, tashmë posti i është besuar Gjiknurit.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu besimin se edhe deputetët e rinj të opozitës, do të kontribuojnë për reformën zgjedhore.

“Gjiknuri është zgjedhur drejtuesi i një procesi të rëndësishëm që kam besim që në kuvend me deputetët e rinj të opozitës, me të gjitha partitë të çojmë në një draft përfundimtar të reflektojë rekomandimet e OSBEE, dhe të ketë certifikimin e ODIHR. Misioni i ODIHR është në Tiranë, nesër do të ketë takime me partitë politike”, tha Balla.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit po afrojnë tha Balla, duke shtuar se po bëhen të gjitha përgatitjet për këtë proces. Ai tha se ka besim se edhe Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do t’i bojkotojë ato, pasi duhet tu përgjigjet votuesve të saj.

“Nuk e besoj kurrë që PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por besoj se ajo do t’i bindet votuesve të vet për të marrë pjesë në garën për menaxherët vendore. Kodi e ka parashikuar edhe rastin e vakancës zgjedhore”, tha Balla.

Shumë shpejt tha Balla do të kemi gati emrat e 61 kandidatëve për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Për listat, – tha ai – konsultat janë bërë me qytetarët për të zgjedhur emrat që i përfaqësojnë ata më së miri.

“Përzgjedhja është nisur mes konsultime para 8 muajsh, jemi në aleanca bashkëqenieje me njerëzit, kemi bërë konsultim me komunitetet. Kemi lista kandidaturash alternative në 61 bashki, sot ende vijon proces vlerësimi mes sondimit të kandidaturave në komunitet për të arritur në më përfaqësuesit dhe garantojnë mirëqeverisjen vendore.  Procesi është drejt përfundimit, do kemi gati shumë shpejt 61 kandidatët tanë”, tha Balla.

Partia Demokratike reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi, duke thënë se Gjiknuri është model i blerjes së votës dhe person që duhej të hetohej për dosjen numër 184, ku prokuroria po heton për shit-blerje të votave.

“Edi Rama rikonfirmon vullnetin për zgjedhje të blera dhe të kapura nga ai. Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojnë çdo dite e me shume qe janë shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejnë demokracinë ne ketë vend. Nuk do ketë më zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!, tha në një reagim zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

Më 23 maj Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e partisë, ku pritet që ndër të tjera, të shpallet edhe lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën, ndërsa këshilla e kryeministrit Edi Rama nga mbledhja e kryesisë, ishte që të nisin diskutimet nëpër bashki për përzgjedhjen e kandidaturave për këshillin bashkiak në të gjitha qarqet. Tre shtyllat ku do të mbështeten diskutimet në kongres janë; shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe Pakti për Universitetin. Kongresi do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme ku fjalën kryesore do ta mbajë kreu i qeverisë, Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PRONËN/ Gruaja: Kunati dhe djali i tij më dhunojnë. Më tërhoqën zvarrë...
Previous article "THJESHT JE FRYMA IME"/ Nëna i bën urimin më të ëmbël Oriolës për ditëlindje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT