Një studim i fundit ka vërtetuar se aroma e burrave beqarë i tërheq më shumë gratë.
Studimi në fjalë është publikuar në revistën “Frontiers in Psychology”.
Burrat që janë beqarë kanë një aromë më të fortë se sa ajo e burrave që janë të martuar.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 82 gra heteroseksuale për të nuhatur këmisha të veshura nga një grup prej 91 burrash të moshës 18 dhe 35 vjeç.
Dhe më pas ato duhet të përzgjidhnin këmishat që sipas tyre kishin aromë më të mirë.
Gratë kanë zgjedhur të gjitha këmishat e burrave beqarë.
E për këtë ka një arsye. Kjo sipas shkencëtarëve shpjegohet me faktin se tek meshkujt beqar numri i hormoneve mashkullore është më i lartë dhe ndaj edhe aroma e tyre është më e fortë.
Mesa duket sipas këtij studimi hormonet luajnë një rol të rëndësishëm edhe në aromën e trupit.


