Të gjithë, në të gjitha familjet tona, mund të kemi dilemën e madhe nëse është më mira ta mbajmë vazhdimisht në punë dushin, apo ta fikim e ta ndezim atë sa herë që na duhet ujë i ngrohtë?
Cila është mënyra më e mirë për të kursyer energjinë elektrike dhe për të pasur në të njëjtën kohë, ujë të ngrohtë në banesë?
Shumë mund të mendojnë se fikja dhe ndezja e herë pas herëshme e dushit mund ta prishë atë, ndaj është më mirë ta lemë gjithmonë ndezur.
Por e vërteta nuk është kështu.
Dinamika e shpenzimit varet se sa e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur,
Është ide e gabuar se dushi duhet lënë vazhdimisht i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.
Veç kësaj, dushi i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rrezik potencial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së dushit prishen.