Lenë ambjentet e hotelit 37 emigrantët e parë të cilët u karantinuan në një nga hotelet e qytetit te Korçës pasi qëndruan për 5 ditë me radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Këta emigrantë u akomoduan në një hotel në periferi të qytetit të Korçës,ndërsa shpenzimet e hotelit dhe ushqimi me 3 vakte u mundësuan nga Këshilli Kordinues i Diasporës.
Përpara largimit nga hoteli ata iu nënshtruan një kontrolli të imtësishem mjekesor nga bluzat e bardha edhe pse gjate ditëve të qëndrimit të tyre ne hotel nuk kanë patur simptoma te COVID-19.
Pritet që gjatë ditëve ne vijim te dalin nga karantina edhe emigrantë te tjerë te akomoduar ne hotelet e qarkut të Korcës, tek të cilët rëndon likujdimi total i qëndrimit 14 ditor.


