• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha, nuk e mbron dot “Listën Basha”
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha, nuk e mbron dot “Listën Basha”

17 February, 2018 Redaktor2 Blog

Ka disa lëvizje të detyruara të Lulzim Bashës, që po zhbëjnë çdo kriter mbi të cilin ai ndërtoi “Listën Basha” në Kuvend. Javët e fundit ai është mes dy zjarresh. Njëra është presioni që ai po u bën dy grave nga Qarku i Beratit për t’i hapur rrugën Astrit Veliaj të hyjë në Kuvend, në rrugë antiligjore.

E dyta, është presioni që ka brenda PD-së për të detyruar Grida Dumën dhe Ervin Salianjin të dorëhiqen për shkak të skandalit erotik, jo etik, në orarin e punës në Kuvend.

Në rastin e pare, Lulzim Basha është duke vepruar kundër ligjit, me nxitim, nën presionin e ofertës me para të Astrit Veliaj, i cili mendon se mund t’i kënaqë të gjitha palët, duke harruar ligjin.

Shkresa e hartuar në një nga kompjuterat e Kuvendit, nga këshilltari juridik i Bashës në Kuvend, zoti Bardhi, ku janë shënuar të dy emrat e zonjave nga Berati, që pranojnë të tërhiqen nga mandatet e tyre, është e pavlefshme juridikisht. Askush nuk mund të tërhiqet nga një detyrë që nuk e ka marrë. Sipas Kodit tonë elektoral, ato zonjat duhet të ndjekin procedurën dhe duhet të bëjnë dorëheqje në Kuvend, pasi ta marrin detyrën, njëra pas tjetrës. Biles dhe për atë mund të japin arsyet e tyre, mundësisht të ndryshme. Për shembull, nëse njëra thotë nuk duam të jemi kolege me Gridën, tjetra së paku të thotë nuk dua të jem afër Salianjit, por jo të dyja njësoj, siç ua kishte shkruar këshilltari i Bashës.

Dorëheqja paraprake në grup, është jo vetëm e paligjshme, por dhe e pamoralshme për një kryetar partie, që detyron dy gra të firmosin në një letër që ua ka vendosur para, ose anash një zarfi me lekë.

Astrit Veliaj nuk mund të shkojë direkt në Këshillin e Mandateve, pa hyrë njëra pas tjetrës dy zonjat në Kuvend dhe pa dhënë dorëheqjen njëra pas tjetrës të dyja në Kuvend. Nxitimi i Lulzim Bashës për ta bërë këtë punë me ngut, nën presionin e një paralliu, tregon krizën që ai ka për njerëz të sigurtë në listë, por kjo krizë nuk mund të eksportohet në institucionin e Kuvendit.

Nga ana tjetër, ai është nën presion për dorëheqjen e çiftit Duma-Salianji, por këtu është më pak fajtor. Të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e çiftit Duma-Salianji, nisen nga arsyetime politike dhe etike, ndërsa Basha niset nga një hall më i madh. Nuk është problem se Basha nuk është dakord t’i heqë ata nga lista, se me aq shumë probleme sa i hapën, përfshi dhe me faktin që shfaqen dhe si një dyshe “anti-Berishë” kur rrezikohen, ai është gati t’i heqë qafe. Problemi është se ata nuk ikin nga deputetë, dhe frika që ka Basha është se ata kthehen në deputetë të pavarur dhe forcojnë shumicën e Ramës. Kjo frikë buron nga fakti se “lista Basha” nuk është listë politike, por klienteliste, dhe objektivi i çiftit Duma-Salianji është që të jenë deputetë dhe jo doemos deputetë të Bashës, apo PD.

Në këtë pike, Basha është në hall më të madh se me listën e Beratit, pasi nëse në Berat është duke hequr qafe dy gra, për të futur një paralli të sigurtë, që nuk i hap probleme, në Tiranë dhe Korçë, ai nuk e heq dot çiftin Duma-Salianji, pasi mund të mos i nxjerrë dot nga Kuvendi.

Shtoji kësaj dhe panikun që ka se mos Partia Socialiste ankimon mandatin e Astrit Veliaj në Kushtetuese, si dikush që ka qenë në ndjekje penale për ndërtime pa leje, Bashës rrezikon që në vend të tij, t’i futet në Kuvend Lefter Maliqi, që ndërkohë ka shkuar tek socialistët.

Pra, në gjithë këtë rrëmujë që i ka prodhuar lista e tij klienteliste, Basha nuk di kë të mbajë e kë të ndajë nga grupi, pasi askush nuk është aty se është pjesë e PD, por se është pjesë e pazareve të tij. Dhe në vend të gëzojë “listën Basha”, ai dhe PD tani po paguajnë për “listën Basha” dhe janë duarlidhur para çdo skandali dhe matrapazllëku publik, pasi ju rrezikohen mandatet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 200 kompani italiane në TIRANE/ Ahmetaj: Forumi, nxitje ekonimisë së vendit
Previous article Lëkundet SHQIPERIA/ Një tërmet i fortë ka prekur këto zona, ku ishte epiqendra

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT