• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERO BAZE/ Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?

8 January, 2018 Redaktor1 Blog

Përpjekjet e aleatëve të vegjël të Partisë Demokratike për të kushtëzuar PD-në në reformën zgjedhore, në raport me LSI-në, është një temë e bezdisshme, e cila mund të përfundojë me humbjen e tyre. Të pesë partitë e vogla aleate me Partinë Demokratike, nuk mund të kushtëzojnë aleancën PD -LSI nga pozita ideologjike, pasi interesi kryesor i PD-së është ardhja në pushtet, dhe jo formimi i ndonjë të djathte shembullore.

Ka disa arsye që Basha mund të mos i përfillë kërkesat e tyre.

E para dhe kryesorja, ato janë parti që i kanë vënë gjobë rregullisht PD-së vetëm për të qenë fasada e saj, dhe jo për të pasur vota. Simbol i kësaj historie është padyshim Fatmir Mediu, i cili nuk ka dalë asnjëherë si deputet i Partisë Republikane, kryetar i së cilës formalisht është, por si deputet i PD. Kështu dhe të tjerët, kush më shumë e kush më pak, përfshi dhe Dukën, që për herë të parë që u fut në siglën e një partie të madhe, humbi.

Së dyti, në zgjedhjet e fundit, këto parti luajtën një rol negativ në demokracinë e brendshme në PD, dhe shërbyen si zjarrfikës të krizës brenda PD-së. Ato shërbyen si fasadë për të mbuluar spastrimet e Bashës brenda PD-së dhe braktisjen nga PD, duke shitur aleancën me to, si vitalizim i PD. Ata qëndruan në çadër, jo si luftëtarë, apo si militantë që i jepnin tonin, por si mercenarë, që një herë në dy javë kërkonin çmimin e asaj që po bënin, derisa siguruan vendet në lista dhe duke injoruar krizën e brendshme në PD, për interes të tyre.

Në këtë aspekt, Basha i ka përdorur një herë për hallin e vet dhe i ka shpërblyer. Tani nuk është në hall me LSI-në, por në aleancë me të.

E treta, që është dhe me rëndësi, Basha ka interes jetik aleancën me LSI, pasi këto parti kanë provuar parimin, që “shumë parti të vogla, bëjnë një parti të vogël” dhe nuk kanë ndonjë peshë elektorale, kurse LSI është një nga partitë më të strukturuara në vend, me parime të qarta elektorale, jo ideologjike. Kështu që, Partisë Demokratike i duhet LSI-ja, jo vetëm për mandate, por dhe energji elektorale dhe infrastrukturën e organizimit.

Ndaj dhe këto shantazhet e aleatëve të PD-së ndaj PD, lidhur me reformën zgjedhore, duhet të jenë të moderuara, brenda rolit dhe mundësive që ato kanë. Ato mund të kenë fuqi kushtëzuese, vetëm nëse dalin më vete dhe provojnë që së bashku arrijnë të bëhen faktor elektoral. Deri më sot, janë faktor teatral!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me këngëtaren shqiptaro-suedeze që është transigjinore dhe myslimane (FOTO)
Previous article A ka frikë Meta nga drejtësia?/ "Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më tremb mua"

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT