• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mero Baze, në 82 vjetorin e lindjes së Kadaresë: Ju tregoj 3 kategoritë e fanatikëve që e sulmojnë
Home
Libri

Mero Baze, në 82 vjetorin e lindjes së Kadaresë: Ju tregoj 3 kategoritë e fanatikëve që e sulmojnë

28 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kulturë, Libri, Media

Shqipëria ka 82 vjet që ka Ismail Kadarenë dhe kjo është e vetmja vlerë e pandryshuar, që e ka shoqëruar kombin shqiptar në këtë shekull. Ai është nga të paktat identitete kulturore të Shqipërisë, dhe nga të paktat arsye që na vijnë në mendje, për të dalë nga situata, kur gjendemi bosh, përballë një bote që shpesh tenton të na turpërojë për mungesë vlerash.

Të gjithë ata që e duan, ose nuk e duan, të gjithë ata që nuk kanë lexuar asnjë rresht prej tij, por kanë dëgjuar se është grindur me shitësen e lagjes, apo ja ka bërë me hile komunizmit, ashtu si të gjithë ata që e adhurojnë dhe dinë përmendësh çdo gërmë të shkruar prej tij, e kanë atë, një arsye për t’u ndjerë të rëndësishëm kur e lëvdojnë apo shajnë në Shqipëri, dhe që i shpëton sa herë janë përballë dikujt tjetër, që do të dijë me se mund të lëvdohemi si komb.

E megjithatë siç do gjeni i sharë në “katundin” e vet, ai është sot një “lakmus” për të parë ku qëndron problemi i Shqipërisë me vlerat e veta dhe rrezikun që kemi me fanatikët ideologjikë dhe fetarë në Shqipëri.

Edhe pse jemi të paaftë të qepim një kostum, që i rri masës së tij si shqiptar dhe shkrimtar, ne mund ta përdorim baltën që hidhet ndaj tij, shpeshëherë si një mostër, nga e cila mund të kuptojmë betejën me fanatikët në Shqipëri.

Ismail Kadareja ka sot tre kategori fanatikësh që e sulmojnë deri në urrejtje nga bota shqiptare. Një pakicë e vogël janë fanatikët e mbetur të diktaturës, që janë thellësisht të zhgënjyer prej tij, që ja paska pasur me hile komunizmit dhe që ka shpëtuar paq prej tij. Biles këtë dytën nuk e durojnë dot fare.

Duke qenë se vepra e tij në shumicë është shkruar në komunizëm, shumica e këtyre fanatikëve e ndjejnë si tradhëti faktin që ajo është njëkohësisht vlerë botërore dhe nuk i përket dikaturës dhe dikatorit, edhe pse ai ka qenë shpesh personazh i tij. Është një reagim tipik i një pjese të shoqërisë që ndjehet e tradhëtuar jo vetëm nga dështimi i diktaturës, por dhe atij sistemi vlerash që ata mendonin se i prodhoi diktatura. Për fat janë pak, por shumë agresivë dhe helmues në sulmet ndaj tij, që nuk i ndahen. Janë të shqetësuar kur mësojnë, se ai ishte, edhe i preferuar i Diktatorit dhe njëkohësisht përfitues me gjuhën e dyfishtë ndaj tij si frymëzues i kundërshtarëve të diktatorit. Nuk e pranojnë dot, që të gjithë ata që nuk e donin diktatorin gjatë komunizmit, por bashkëjetonin me të, e lexonin Kadarenë, si dikë që mund t’u jepte një shenjë për lirinë dhe t’ua mbante shpresën ndezur kundër saj. Bota e vogël, e pafuqishme dhe shpesh e pakualifikuar e disidencës shqiptare, nuk ka pasur asnjë zë tjetër estetik, që i bënte të besonin se kishim letërsi veç atij. Kjo u duket një tradhëti e madhe që nuk ja falin dot. Mbi të gjitha për faktin që nuk e kanë kuptuar qysh atëhere, që i duhej këputur koka.

Një pjesë e mekanizmave të diktaturës, ajo më fanatikja, që atëhere ka qenë e qartë për këtë rrezik dhe ja ka ngritur disa here pritën për ta asgjesuar, por nuk ja ka dalë dot, për shkak të peshës që ai ka pasur si shkrimtar, si personalitet dhe si emblemë e letërsisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20. Por për fat kjo është një pakicë agresive, e palexuar, nga ata fanatikë, që besojnë ende tek një dogmë që është rrëzuar dhe që janë nervozë më shumë për fatin e tyre, se sa për fatin e Kadaresë. Në thelb ata janë pakica anti-Perëndimore e pafajshme e Shqipërisë, që e urrejnë Kadarenë, pse ka prodhuar vlera Perëndimore nën një regjim anti-Perëndimor, që ata e kishin idhull.

Një pakicë tjetër fanatikësh e betuar kundër tij, janë fanatikët fetarë anti-Perëndimorë të Shqipërisë. Këta i përkasin kryesisht islamit ideologjik që po ngjizet në Shqipëri, një tufë trushpëlarësh anadollakë, që e shikojnë atë si një të shitur tek “kaurët” e Perëndimit, që promovon vlerat Perëndimore të kombit shqiptar dhe që nuk e përmban dot injorimin ndaj tyre, si njerëz që nuk kanë punë me shoqërinë shqiptare.

Këta janë agresivë ndaj tij, duke përdorur çdo mjet, biles janë gati të bëhen aleatë edhe me ateistët fanatikë të diktaturës kundër tij, duke i kujtuar detaje banale të jetës së tij njerëzore. I bashkon po ashtu fryma anti-Perëndimore dhe pranimi i Kadaresë si krye-emblema e vlerave Perëndimore të kombit shqiptar. Duke mos qenë të lexuar dhe të ditur, ata thjeshtë janë shpërndarës balte.

Një pakicë e tretë, shumë e vogël se këto dy pakica fanatike, por më inatçorë, janë të dështuarit. Mëria e tyre ndaj Kadaresë nuk është as ideologjike, as fetare, por njerëzore. Janë ata që kanë tentuar të bëhen shkrimtarë, por kanë përfunduar gazetarë, ata që kanë tentuar të bëhen disidentë, por kanë përfunduar si bashkëpuntorë, ata që kanë tentuar të na imponohen si mendjehapur pro-Perëndimorë, por kanë përfunduar mendjembyllur provincialë dhe mohues të çdo vlere të kombit shqiptar. Ata nuk e kanë vetëm me Kadarenë, por me çdo figurë simbol të shoqërisë sonë që identifikohet me Perëndimin. E kanë dhe me Mitin e Skënderbeut, me vlerat e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjen e sotme të Shqipërisë, për të qenë pjesë e Evropës. Ata ndryshe nga të parët, ja dinë vlerën Evropës, ja dinë vlerat Perëndimit dhe kanë tentuar ta përdorin atë, në favor të tyre, për të na u imponuar, por nuk kanë mundur. Ata thjeshtë janë dështakë, të patalentuar dhe njerëz të vegjël, që nuk kanë arritur të ngjisin në shoqërinë tonë si vlera. Dhe për dështimin e tyre fajësojnë ata që janë pranuar si vlera Perëndimore të Shqipërisë. Kadareja është më i sulmuari prej tyre nga të gjallët dhe natyrisht Gjergj Kastrioti nga të vdekurit. Përpiqen të duken mendjehapur duke sulmuar “mitet” e Skënderebut, apo Kadaresë, përpiqen të na çudisin duke na treguar fjala vjen se Skënderebu, se ka ditur që është shqiptar, apo që Kadareja ka bërë një herë sherr në lagje dhe nuk është shqiptar i madh. Mediokrit, në të vërtetë, shpesh janë njerëz të lexuar dhe shumë punëtorë, por thjesht nuk shkëlqejnë se nuk janë të talentuar. Dhe duke qenë të tillë, ata janë të zemëruar me të talentuarit dhe të suksesshmit. Për këtë arsye dhe bien në sy, si ziliqarë ndaj tij. Por në fakt, edhe ata, më shumë vajtojnë fatin e tyre. Ndaj nuk duhet shqetësuar shumë.

Përgjatë një shekulli të egzistencës së shtetit shqiptar, ne kemi prodhuar demokraci parlamentare, monarki, dikaturë dhe një tranzicion të gjatë të riorientimit Perëndimor, duke vënë shpesh në rrezik dhe fatin e Shqipërisë. Por në të njëtën kohë, kemi po ashtu 82 vjet, që mbajmë si hajmali brenda vetes një ikonë Perëndimore që dhe nëse dështojmë si komb, të gjithë do të dinë të kuptojnë përmes veprës së Kadaresë, se kemi qenë një komb evropian dhe kemi pasur kokën gjithnjë nga Perëndimi. Vetëm për kaq do t’ia vlente të luteshim të gjithë sot për Ismail Kadarenë.

TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishulli që ndërron shtet çdo gjashtë muaj. Nga Franca tek Spanja dhe anasjelltas (FOTO)
Previous article VIDEO/ Më në fund shënon Barcelona, barazohet gjithçka në Camp Nou

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT