• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERKEL NUK IKËN DOT/ Sërish u bën thirrje gjermanëve që të vaksinohen
Home
Nderkombetare

MERKEL NUK IKËN DOT/ Sërish u bën thirrje gjermanëve që të vaksinohen

4 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel më 4 dhjetor u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit. Këto komente Merkel i bëri përmes një video-mesazhi, që pritet të jetë i fundit që ajo e lëshon si kancelare e Gjermanisë. Kjo thirrje erdhi dy ditë pasi liderët federalë dhe shtetërorë vendosën mbi masat e reja, që kanë për qëllim të frenojnë një valë të re infektimesh me koronavirus.

Masat e reja përfshijnë përjashtimin e të pavaksiunuarve që të vizitojnë dyqanet jothelbësore, restorantet dhe objektet sportive dhe kulturore. Ndërkaq, Parlamenti do të shqyrtojë mundësinë që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin.

Të paktën 68.9 për qind të gjermanëve janë të vaksinuar plotësisht, që është shifër më e ulët sesa synimi i Qeverisë që të vaksinojë të paktën 75 për qind të popullsisë. Personat e pavaksinuar shihen si fajtorët kyçë në rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë javëve të fundit.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se niveli i infektimeve është duke u stabilizuar, por ende është i lartë.

Të shtunën, Qendra kombëtare gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi për 64,510 raste të reja. Sipas këtij institucioni, në shtatë ditët e fundit, niveli i infektimeve në 100,000 banorë ishte 442.7 raste. Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë regjistruar edhe 378 vdekje të reja, duke e çuar në 102,946 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

“Secili prej tyre lë pas familjet apo miqtë, të shtangur, pa fjalë dhe të pafuqishëm”, tha Merkel.

“Kjo është situatë e hidhur sepse është e shmangshme. Me vaksina efektive dhe të sigurta, ne kemi çelësin në duart tona”, shtoi ajo.

Merkel ripërsëriti thirrjen e saj që gjermanët ta marrin seriozisht virusin, duke shtuar se varianti i ri, Omicron “duket se është më ngjitës sesa variantet paraprake”.

“Vaksinohuni. S’ka rëndësi nëse e merrni dozën e parë apo dozën përforcuese. Çdo vaksinim ndihmon”, tha Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PUTHJES ME BEATRIX/ Donaldi debaton me Einxhel për Borën: Nuk lejoj asnjë të flas keq për të
Previous article DOSJA E FALSIFIKIMEVE NË GREQI/ Një biznesmen nga Tirana u pajis me identitet greko-sovjet. Çfarë zbuloi hetimi

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT